Partia Demokratike feston sot 28 Nëntorin duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të rënët e Luftës Nacional Çlirimtare.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke përcjellë urimin për 28 Nëntorin bëri thirrje për bashkim për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen shqiptarët e jo largohen
Lulzim Basha: “Gëzuar 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të Kombit duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen shqiptarët e jo largohen”
Për të nderuar të rënët homazhe mbajtën edhe ish kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të PD-së.