Emri i trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni de Biasi është i destinuar të dalë në sipërfaqe sa herë një skuadër, sidomos italiane gjendet në krizë dhe është në prag të ndryshimeve në stol. Kësaj here është rradha e Palermos. Disfata ndaj Lazios i ka lëkundur tej mase pozitat e trajnderit De Zerbi i cilit shumë shpejt do ti komunikohet largimi nga ky post. Në këtë pikë mediat italiane raportojnë se presidenti gjaknxehtë i siçilianëve Maurizio Zamparini ka kryer dy telefonata, me Eugenio Corinin dhe Gianni de Biasin. Ish trajneri i Chievos mbetet opsioni kryesor, duke qënë se tekniku i kuqezinjve ka refuzuar propozimin e presidentit të klubit palermitan.
Teksa tekniku 60 vjeçar është vetë-ofruar në shumë raste, kësaj rradhe nuk është tërhequr nga stoli i Palermos, sidomos duke llogaritur karaterin jo ideal të Zamparinit, i cili nuk e ka problem të shkarkojë shumë shpejt nëse rezultatet nuk vijnë, por edhe situatën aktuale ku ndodhet skuadra siciliane e cila mban vendin e fundit në Serinë A.
Duke iu referuar edhe një herë mediave italiane, një alternativë e pëlqyeshme për De Biasin do ishte pankina e Deportivo Alaves, por për momentin nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkretet nga Spanja. Nëse vjen atëherë do të merret seriozisht në shqyrtim nga ana e teknikut italo-shqiptar.
Kujtojmë që pak kohë më parë emri i De Biasit u përmend mes alternativave për të marë drejtimin e Interit pas shkarkimit të Franck de Boer.