Dy javë luftime/ Forcat e Asad avancojnë në Alepo, rebelët të ndarë në dy kampe

0
195

Pas dy javësh luftime intensive, forcat siriane kanë arritur që të marrin nën kontroll distriktin strategjik në Sakurit në Alepo, duke i ndarë në këtë mënyrë rebelët në dy kampe. Me anë të kësaj strategjie, ushtria qeveritare ka arritur që të përçajë kundërshtuesit e qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad. Gjatë luftimeve mes palëve ka patur edhe mijëra persona që janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Ushtria qeveritare siriane ka arritur që të avancojë ndjeshëm në lindje të qytetit të Alepos, duke marë nën zotërim një zonë me rëndësi thelbësore strategjike.

Forcat e Presidentit Bashar al-Assad të mbështetura nga ajri nga ana e ushtrisë ruse, kanë arritur të shtrijnë kontrollin e tyre edhe në distriktin e Sakhourit, duke i ndarë kështu forcat opozitare në dy kampe gjë që vështirëson edhe më tej komunikimin mes tyre.

Ekspertët janë shprehur se avancimi i fundit është një plus i madh për qeverinë në luftën kundër grupeve militante që kundërshtojnë qeverinë e Presidentit Assad.

Gjithashtu, njoftohet se për shkak të luftimeve në Alepo, gjatë ditëve që lamë pas ka patur mijëra persona që janë larguar nga shtëpitë e tyre nga frika se mund të preken nga përplasjet e armatosura.

Qeveria siriane, e cila është mbështetur vazhdimisht nga Rusia si një prej aleatëve të saj kryesorë, lançoi dy javë më parë rinisjen e operacioneve për marrjen nën kontroll të qytetit të Alepos.

Kjo zonë ka qënë simboli i rezistencës së rebelëve, të cilët nuk pajtohen me qeverinë aktuale.

Përgjatë viteve të fundit, qytetarët që jetojnë në Alepo ka jetuar në kushte ekstreme, me rezerva mjaft të pakta uji, ushqimesh dhe medikamentesh.

Fuqitë e mëdha janë përpjekur t’a zgjidhin marrëveshjen përmes diplomacisë, por dy marrëveshje armëpushimi që janë arritur mes Sekretetarit amerikan të shtetit, John Kerry, Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, si dhe aktorëve të tjerë kryesorë, nuk janë respektuar për shkak të shkeljeve të ndërsjellta të paktit.

Polet kryesore që mbeten sigurisht Moska dhe Uashingtoni kanë ende qëndrime të kundërta edhe për rebelët, të cilët Rusia i quan terroristë ndërkohë që SHBA i konsideron si forca opozitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here