Sipërmarrësit italianë: Klimë e rënduar për biznesin e huaj në Shqipëri

0
249

Shoqata e sipërmarrjes Italiane në Shqipëri shpreh shqetësimin për klimën e rënduar të biznesit, që e vështirëson çdo ditë e më shumë aktivitetin. Sipas Shoqatës së sipërmarrjes Italiane në Shqipëri, arsyet kryesore për përkeqësimin e kësaj situate janë si më poshtë.

-Rritja e taksave

Mjafton te marrim shembullin e taksës se tatim mbi fitimit e cila është rritur me 5% në krahasim me disa vite më parë dhe shumë taksa të tjera që janë vazhdimisht ne rritje.

Taksimi progresiv ka penalizuar shumë kompani të huaja, të cilat kanë transferuar kapitalin e tyre në Shqipëri, sigurisht të favorizuar nga sistemi i vjetër i taksave i cili krejt pa pritur ndryshoi dhe si rrjedhojë ndryshoi dhe ecurinë e shumë bizneseve të huaja, por edhe atyre shqiptare. Shumë kompani ndaluan investimet madje disa janë tërhequr plotësisht nga Shqipëria për të provuar destinacione të reja, si Maqedonia apo Mali i Zi. Të gjitha këto detaje ndikojnë negativisht në ekonominë e vetë bizneseve, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare.

Si ndikon?

Eshtë shumë e thjeshtë, sepse rritja e taksave çon në mënyrë automatike në rritjen e çmimeve në të gjitha sektorët, përfshirë edhe ato më të rëndësishmet që ndikojnë në mënyrë direkte në ekonominë e biznesit, si psh: nafta dhe energjia.

-Mungesa e lehtësive

Për të hapur një biznes në Shqipëri është shumë e thjeshtë, por për të filluar aktivitetin në të bëhet gjithmonë edhe më e vështirë. Taksat nisin menjëherë në ditën që biznesi regjistrohet, ndërkohë biznesi e fillon punën me vonesë për shkak të mungesës së rrjetit elektrik, ose për shumë faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë në mënyrë direkte me vetë biznesin.

Tjetër problematikë e hasur së fundmi janë kontrollet e vazhdueshme, intensive dhe shpesh agresive të inspektoriateve të ndryshme nëpër biznese, të cilët pengojnë ecurinë e biznesit sepse administrata u kushton vëmendje gjithmonë e më shumë kontrolleve dhe si rrjedhojë gjithmonë e më pak qëllimit të vetë biznesit.

Institucionet duhet të marrin parasysh që janë bizneset ato që krijojnë vende të reja pune, që janë pikërisht këto biznese që paguajnë taksat dhe si rrjedhojë sot më shumë se kurrë janë bizneset që kanë nevojë për mbështetje dhe për rishikimin e sistemit të taksave për tu rimëkëmbur sërish.

Bizneset kanë nevojë për përmirësime në aspektet e punës së specializuar, të cilat bëjnë të rritet profesionalizmi, kanë nevoje të mos paguhen sigurime shoqërore gjatë fazës së trajnimit të personave ende të pa punësuar.

-Taksa të padrejta-kontrolle të padrejta

Sipas nesh, njëra prej taksave që vihet që në fillim të hapjes së biznesit dhe që është e padrejtë, është ajo e tatim mbi fitimit e cila aplikohet që në fillim dhe paguhet me këste mujore të cilat duhen paguar, në rast të kundërt rezulton debitor. Si rrjedhojë nuk mund të marrësh vërtetimin që nuk je debitor ndaj shtetit, vërtetim ky që është shumë i rëndësishëm për burokracitë shqiptare dhe jo vetëm, edhe për financimet e kërkuara nëpër banka.

“Duhet pasur parasysh fakti që në hapjen e një shoqërie është faza e investimeve dhe e start up-it dhe ka shumë pak mundësi që shoqëria të nisë me fitime të menjëhershme dhe si rrjedhojë taksa që nga vetë emri quhet tatim mbi fitimin, sipas nesh duhet të fillojë të aplikohet pas aprovimit të bilancit vjetor të shoqërisë, nëse ky i fundit është pozitiv.

Veç të tjerave propozojmë një organizim të ri të kontrolleve që nis nga inspektoriatet e kontrollit të detajuar dhe gjeneral, kështu që ti japim fund këtyre ec e jakeve (vajtje – ardhjeve ) të inspektorëve të cilët u marrin shumë kohë të çmuar zyrave administrative të vetë bizneseve”- thuhet në deklaratën e Shoqatës së Sipërmarrjes Italiane në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here