Dy ditë pas sekuestrimit të një sasie prej 700 kg kanabis, në portin e Durrësit, policia ka arrestuar 51-vjeçarin Kacjolin Zefi.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi ishte përgjegjës për kamionin me drogë sipas policisë.
51-vjeçari u kap në aeroportin e Rinasit, i cili po kthehej nga Italia për në Shqipëri.
Të shtunën në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion “Iveko” me targa AA 475 LO që drejtohej nga shtetasi L.S. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 497 pako me peshë rreth 700 kg kanabis./ tvklan.al