Kreu i opozitës Lulzim Basha, duke reaguar pas sulmit që Rama i bëri PDsë, si bllokuesja e vetme e çeljes së negociatave e për pasojë integrimit të vendit, iu drejtua atij me një thirrje të hapur.
“Qepe! Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë të huaj, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd, nuk do të ketë kurrë paqe për vendin me drogë, krim e kriminele, as për ty nëse do fshehësh e mbështesësh drogën dhe krimin” tha Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu.
Sa për deklaratën e Ramës se bllokimi i vetingut nga ana e opozitës është shkaku i mosdhënies së një date për negociatat, Basha iu përgjigj:
“Për Vetingun i bëj thirrje ta amendojmë pa vendimin e Kushtetueses jam gati që tani. Kushtetua thotë se Vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Rama do ta bëjë vetë me vartësit e tij, si do ta mbrojë ndryshe krimin. Rama nuk do zgjidhje për Vetingun, e ka pretekst për të mbuluar dështimin” tha Basha. panorama