Rrëzimi i aionit në qytetin Medelin të Kolumbisë, ja futbollistët e mbijetuar (Foto + Video)

0
216

Momente ankthi për familjarët e 81 personave që ndodheshin në bordin e një avioni, i cili u rrëzua në qytetin Medelin të Kolumbisë. Mediat e huaja raportojnë se në bord ndodhej edhe një ekip brazilian i futbollit, Chapecoense.

avioni1

Ora: 10:56

Policia raporton se nga rrëzimi i avionit 76 persona kanë humbur jetën dhe vetëm 5 persona janë të mbijetuar. Pritet saktësimi i identitetit të tyre.

Ora: 10:04

RT raporton se janë 75 viktima nga rrëzimi ia vionit, shifër që ende nuk është e konfirmuar zyrtyarisht. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë José Acevedo Ossa ka thënë se 75 njerëz kanë vdekur në aksident, dhe gjashtë mbijetuan”- raporton RT.

Por, Elkin Ospina, kryebashkiaku i La Ceja – një qytet në afërsi të vendit tërrëzimit – tha se numri i të vrarëve besohet të jetë 25, duke shprehusr kështu për një numër shumë më të madh të të mbijetuarve.

Ora 09:49

Zbardhen emrat e parë të të mbijetuarve. Futbollisti brazilian, Alan Ruschel, është i mbijetuari i parë pas rrëzimit të aeroplanit në afërsi të qytetit të Medellinit të Kolumbisë.

1

“Marca” raporton se ai është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

te mbijetuarit

Gjithashtu është raportuar pas tij edhe Danilo dhe Jakson Follmann i kanë shpëtuar këtij aksidenti dhe se janë jashtë rrezikut për jetë. I mbijetuar është edhe masazhisti i ekipit.

Futbollisti postoi momentet gjatë udhëtimit, para rrëzimit të avionit

O9: 10, vendi i rrëzimit të avionit

Ekipet e shpëtimit mundohen të nxjerrin të shpëtuarit nga rrëzimi i avionit

brazili

Ora: 08: 49 Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por në atë kohë raportohet se ka pasur shira dhe bubullimë. Ora: 08:20 Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit janë aktivizuar menjëherë, por një helikopter i forcës ajrore është dashur të kthehet prapa për shkak të shikueshmërisë së dobët.

Ora: 08:00 Ndonëse nuk ka ende shumë qartësi rreth ngjarjes, mediat e huaja raportojnë se së paku 6 persona janë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit në një zonë malore të qytetit kolumbian Medelin, raporton RT.

Ora: 07:56 Mediat e huaja raportojnë se të paktën 10 persona janë evakuuar në gjendje shumë të rëndë dhe janë dërguar në spitalet lokale, por pa u saktësuar nëse jnaë banorë të zonës apo udhëtarë të plagosur.

Ora: 07:47 Gjendet vendi i rrëzimit të avionit, dalin pamjet e paraavioni

Ngjarja  Avioni mësohet se po fluturonte nga Bolivia. Ekipi i futbollit Chapocoense do të luante më 1 dhjetor në finalen e kupës së Amerikës së Jugut me ekipin e Medellin Atletico Nacional.ekipiNuk ka ende shumë detaje rreth ngjarjes, por theksohet se avioni u rrëzua në një zonë malore, në rrethana që presin ende të hetohen. Ngjarja u përshkrua si tragjedi e përmasave të mëdha, ndërkohë që përfaqësues të skuadrës bëjnë thirrje për lutje. “Ne lutemi për Chapecoense dhe të gjithë ekuipazhin në këtë kohë të vështirë. Të gjithë të rinjtë e ekipit janë me ju”- thuhet në faqen zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here