Shërbimi Sekret e ruan nën masa të rrepta sigurie djalin e vogël të Donald Trump. Këto foto janë bërë në Florida. Barron Trump, 10 vjeç, po kalonte pushimet e Ditës së Falenderimeve së bashku me mamanë e tij. Në zonën ku ai po luante gjendeshin rreth 150 forca të sigurisë.