Një avion me 72 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në qytetin Medelin të Kolumbisë.
Mediat e huaja raportojnë se në bord ndodhej edhe një ekip brazilian i futbollit, Chapecoense.
Sipas një komunikate të aeroportit të Medelin janë vetëm 6 të mbijetuar.
Fluturimi çarter nga Bolivia transportonte futbollistë të ekipit Chapecoense, thanë zyrtarë të aeroportit.
Ekipi do të luante në finalen e turneut Copa Sudamericana kundër ekipit të Medellinit, Atletico Nacional. Kryetari i qytetit Medellin, Federico Gutierrez, e përshkroi aksidentin si “targjedi të përmasave të mëdha”.