Moti i keq/ Dy tragete të linjës Bari-Durrës nisen 12 orë me vonesë

0
206

Moti i keq ka shkaktuar probleme në transportin detar. Dy tragete të linjës Bari-Durrës të cilat duhet të zbarkonin në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në portin shqiptar nuk kanë mbërritur në destinacion.

Du tragetet që duhet të ishin  nisur mbrëmjen e së martës nga Bari, kanë mundur të nisen vetëm mëngjesin e sotëm për shkak të kushteve atmosferike, me rreth 12 orë vonesë.

Në këto kushte, dy tragetet pritet të mbërrijnë në Durrës nga Italia vetëm pas dreke, rreth orës 16:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here