Nga Arian Galdini
Kemi kaq shume nevoje per festa sepse aty ndoshta gjejme strehen e perkohshme te mosluftes se perditshme. Edhe pse festat i kemi festa per Fitore neper Luftera, edhe pse festat shpesh i kemi te trazuara a te ndara, ne aty, ne ato dite festash si keto, shtriqim gjymtyret tane psikologjike e sociale, te cilet ne cdo dite tjeter i kemi te kontraktuar e ne gjendje alarmi. Kjo shtriqje na ben mire sepse na nxjerr nga kuadrati i pasqyres se perditshme. Te shtriqur, nuk shihemi dot ne pasqyre. Te shtriqur leme vend per pak imagjinate, per pak kerleshje me veten, per pak dalje nga rreshti. Kesisoj, behemi familjare apo miq te mire, grupohemi ose vecohemi jo per nevoje e as per uniformitet, por per zgjedhje. E kjo eshte kaq e rendesishme.
Cdo dite tjeter, jashte strehimit festiv, ne grupohemi a vecohemi per pershtatje ose per rrebelim. Vetem ne strehimin festiv, ne grupohemi a vecohemi sepse keshtu e zgjedhim vete, sepse jemi te shtriqur e mori e mira… Imagjinoni pak sikur ditet tona te ishin te gjitha te tilla, pra te shtriqura. Imagjinoni. Ah, harrova, edhe imagjinata kerkon shtriqjen. Ani, se sot jemi ende te shtriqur ngase jemi ende nen strehen festive. Ndaj po ju them serish, imagjinoni.
Gjeja e pare e bukur qe do te na ndodhte do te ishte pikerisht kjo fjale magjike, pra imagjinata. Kete atribut te strehes festive, do ta kishte cdo dite e jetes sone. E nese ditet tona do te kishin imagjinate, atehere ne do te gjenim feste ne cdo gjest, fjale a veprim qe do te kryenim. Por si do te arrinim ne qe cdo dite te jetes tona ta benim feste, qe te clironim imagjinaten, e pasketaj te gjenim feste ne cdo gjest, fjale a veprim qe do te kryenim? Si? E thjeshte. Ne kemi pak dite festive sepse pak prej nesh kane guxuar, pak prej nesh paten e ushtruan kurajo. Psh, festojme Diten e Pavaresise sepse pak prej nesh paten kurajon te luftojne per Pavaresine e te ngrene Flamurin Kuq e Zi.
Festojme Diten e Clirimit, sepse pak prej nesh paten kurajon per te luftuar kunder pushtuesve nazifashiste. Pas disa ditesh do te festojme 8 dhjetorin, pikerisht sepse pak prej nesh paten kurajon per te ngritur krye kunder Diktatures komuniste dhe fituan. Ja pra, po te shohim neper dite festash, do te gjejme ne to, pak njerez qe kane patur kurajo. Kesisoj, them se nese te gjithe ne do te kemi pak kurajo qytetare, pak kurajo, e nese do ta ushtrojme kete kurajo ne perditshmeri, eshte e sigurte se do tia dalim mbane. Po, po. Do tia dalim mbane qe cdo dite ta bejme festive. Kete, ju ftoj qe te bejme se bashku. Te gjejme dhe ushtrojme kurajon tone qytetare. Vetem kaq.