Video/ Rrëfehet anesteziologu nga Kosova që u bë hero në Serbi

0
263

Foshnja 20 ditëshe e çiftit Nedelkoviq u trajtua në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë. Në këtë institucion mund edhe të shërohej i biri i tyre Dimitrij, që kishte probleme me frymarrje dhe me zemër.

Mirëpo, prindërit e tij kërkuan që ai të transportohej në Beograd për trajtim të mëtutjeshëm. Për pacientin e vogël në gjendje kritike u sigurua edhe helikopteri i KFOR-it nga kontingjenti amerikan.

Por, ai nuk mund të transportohej pa anesteziolog në fluturake. Këtë përgjegjësi për ta përcjell vogëlushin deri në kryeqytetin e Serbisë e mori shqiptari Muharrem Morina, njofton Klan Kosova.

Për këtë të fundit kishte rëndësi vetëm jeta e foshnjës.

Edhe pse ishte hera e parë që anesteziologu nga Prishtina barte me helikopter pacient ai nuk ia kishte frikën.

Dimitrij i vogël kishte arritur në Beograd me inkubator të fikur, kurse Morina gjatë gjithë kohës ishte kujdesur për të.

Për punën e Morinës shkruan edhe mediet në Serbi. Ai madje ishte në ballinën e gazetës beogradase “Blic”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here