Në kuadër të hetimeve për zjarrin e rënë në një konvikt privat në qytezën Aladag në Adana të Turqisë, prokuroria ka dhënë urdhër për ndalimin e 6 personave, raporton Anadolu Agency.
Në një deklaratë, prokurori Ali Yeldan, ka deklaruar se 6 persona janë ndaluar në lidhje me këtë ngjarje, konkretisht drejtori i konviktit, 3 mësuese dhe 2 punonjëse.
Yeldan ka pohuar gjithashtu se për 9 trupa të pajetë nga 12 që humbën jetën në këtë ngjarje po kryhen testet e ADN-së në Stamboll.
Vajzat që kanë vdekur kanë qenë të moshës 11 dhe 14 vjeçe. Njëzetedy vajza të tjera janë plagosur.