Akuzave të Berishës në foltoren e Kuvendit për i është përgjigjur me batuta kryeministri Edi Rama. “Tamam si ajo poema e realizmit socialist, “i lajthitur gjer në dhimbje, qesharak deri në madhështi”.
“Duke më përshkruar mua je në një monolog për veten. Gjëra që ndodhin këto por janë për biseda pranë zjarrit në një kohë tjetër.
E para që s’ka shqitpar që nuk e sheh dhe nuk e ndien është ngazëllimi i papërmbajtur i yti, i djalit tënd në zyrë dhe tjerëve rreth e rrotull sa herë që krjohet një mundësi për të parë me dyshim këtë proces.
Ky ngazëllim është problem Sali se nëse do ishit të shqetësuar, të trishtuar që shfaqet një dyshim apo dikush apo disa që duan t’i shtojnë pikëpyetje këtij procesi atëherë edhe mund të besoheshit se ju e doni këtë proces.
Përtej kësaj, ka një të vërtetë të thjeshtë, sado përpiqeni ju që të përfshini në këtë gjullurdinë e përrorit tuaj psiqik, kancelaren e deputetë, zyra, lajme të fshehta, informacione nga biseda, muhabete pa lidhje, fakti është që ju keni bllokuar vetingun dhe për kulturën tuaj, vetingu është fillimi i procesit të screening, se është thjesht të bësh ligje por edhe të monitorohesh në ligjzbatim.
Ajo që ka thënë në mënyrë të përsëritur miqtë e partnerët ndërkombëtarë lidhet me faktin që ne edhe pse s’kemi filluar të negociojmë, në procesin e legjislacionit jemi më të avancuar se sa Mali i Zi dhe Serbia që janë në negociata dhe ende duhet të përputhin legjilacionin e tyre të drejtësisë me standartet që ne kemi pranuar dhe adoptuar në atë votimin e famshëm ku erdhët të gjithë me kartonin jeshil të ngritur lart dhe me kokën të ulur poshtë.
5 prioritete, zgjedhjet dhe të tjera me rradhë janë kritere Sali, nuk janë kushte për hapjen e negociatave, që cdo vend i ka në tavolinë deri ditën që bëhet anëtar i BE. 5 prioritete do shoqërojnë Shqipërinë në këtë proces deri kur të anëtarësohet në BE.
Që ti i përkthen gabim raportet kur del këtu dihet, dihet edhe ose e bën, je si ajo shprehja jep shpirt por s’heq dorë armiku u klasës sic thoshte partia jote.
Të arrini në pikën që të thoni është perkthyer gabim ligji dhe duhet ti cojmë prapë përkthimin Venecias është shprehje që ju ka dalë frika nga kontrolli. E kape ti me Lulin BE me anglishten tënde të ububushme, megjithëse Luli e flet më mirë se ty anglishten.
Në mes të dhjetorit Gjermania do jetë mbështetësja kryesore e integrimit të Shqipërisë, domethenqë që Shqipëria të marrë atë që i takon në këtë moment. Hajde ta zhbllokojmë vetingun, nëse KE nuk do të konsiderojnë hapjen e menjëhershme të negociatave do marr unë përgjegjësinë, mos rri vërdallë me hahaha e huhuhu se nuk është hera e parë që bllokon…
Berisha: Ramës, Metës, Bashës, edhe mua na kanë informuar diplomatët se ekziston marrëveshje të cilin ky e ka shkelur për votimin e 7 ligjeve në Parlament. Ia kanë thënë këtij, kryetarit të parlamentit, ia kanë nxjerrë marrëveshjen, dokumentin, ma kanë thënë edhe mua, ua kanë qarkulluar të gjithë faktorëve të interesuar, por Rama shkeli marrëveshjen se donte me cdo kusht ta kapte drejtësinë. Edhe vetingu mund të përfshihej në paketë negociatash dhe mundej plotësisht të jepej data dhe të hapeshin negociatat. Meqënëse janë në mes edhe zgjedhjet, të hapen në gjysmën e dytë të vitit ët ardhshëm por nuk u caktua data, sepse nuk të besojnë, s’të japin paradhënie ty, stë beson kush, ke kredencialet përtokë.