Një ishpolic në Sarandë është arrestuar nga Policia pasi i ka kërkuar një 12vjeçareje seks në këmbim të parave. Policia thotë se ai është Ylli Hasani, 55 vjeç. Mësohet se 3 ditë më parë, Hasani i ka kërkuar një shtetaseje 12vjeçare seks në këmbim të parave. Kjo e fundit ka vendosur ta denoncojë. Ditën e djeshme, ishpolici është arrestuar nga Policia.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 30.11.2016, u ndalua shtetasi Y.H, vjeç 55, banues në Sarandë, pasi në datë 28.11.2016, i ka kërkuar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një shtetaseje të mitur, vjeç 12, banuese në Sarandë. Neni 108/a/4 i Kodit Penal.