E.Rama: S’keni shans të bllokoni reformën në drejtësi dhe këtë veprim me vonesën që po I bëni do e paguani si “frëngu pulën” në zgjedhjet e ardhshme
S.Berisha në foltore: këtë nuk e lejon anglishtja të lexojë financat ( për A.Ahmetaj). Ahmetaj qesh nga vendi dhe repikon pa mikrofon: mos u mërzit, cke që mërzitesh, unë të dua shumë….
Berisha flet, por kërkon ta ilustrojë deklaratës përmes i-PAD-it të tij personal. Largohet pak nga foltorja dhe i drejtohet Bodes : Ma jep pak i-PAD-in aty ke vendi im. Bode kontrollon poshtë letrave or nuk gjen gjë. Tahiri pa mikrofon Berishës: po hajde mor cfarë kërkon atje se e ke këtu ke foltorja…
- Berisha, Ramës: Lëri ato denglat me factor të tretë na fliske ti për Rusinë e ISIS si rrezik…
- Balla nga vendi repikon me Berishën në foltore: you are lost in translation ( je I humbur në përkthim)
- Berisha: kërkoni të mashtroni për negociatatat, më qartë se të gjthë e tha ministrja Gjosha se… Ahmetaj nga vendi i ndërhyn: do ta mbash mirë me LSI-në…
Pas fjalës së Bushatit, Rama ngrihet nga vendi për të replikuar me Berishën, por në të njejtën kohë edhe ish-kryeministri i drejtohet foltores. Leskaj: Z. Berisha së paku fjala kërkohet, të shtypni butonin
Berisha nga foltorja: e shtypa 20 herë butonin unë, aty e ke 20 herë e kam shtyp. Rama i ndërhyn nga mbrapa: Po nuk ke faj, nuk të ndizet ty prandaj…
- Berisha: Pra, nuk i keni nga unë këto, por i keni katandisur vetë marrëdhëniet në këtë stad. Kur arritët të fusni pyka edhe në marrëdhëniet me Kosovën, ju qofshi?!. Balla i ndërhyn pa mikrofon: Pse ishin më mirë me ty në kohën e Fazllicit
- Berisha: Politika e jashtme më e dobëta. Se kur ky ( Rama) kishte në klrah Sandrin I tha Aleksisit se…. Rama nuk ekupton për cilin po flitet dhe pyet deputetët e tij nën zë: për cilën Sandër thotë ky?
Berisha, Ramës: Po pse nuk e di ti kush është Sandri. Vuçiçi është kush do jetë tjetër…
Rama merr fjalën sërish pas Berishës: I lajthitur gjer në dhimbje, qesharak gjer në madhështi ( për ish-kryeministrin). Berisha i ndërhyn nga vendi: kjo të shkon me të vërtetë shumë…
E.Rama: Nuk i takon Shqiëprisë të kërkojë në dhjetor hapjen e negociatava pa u zhvbllokuar vetting.. Ovacione në sallë nga opozita tani e pranove, po një javë më parë edhe u hapën negociatat. Berisha, Ramës: Nuk të duan ty ata prandaj nuk hapin negociatat
E.Rama, Berishës: Faktikisht ti një herë ke fol pastër ku ked al në krah të Fatos Nanos dhe the mos më besoni se cfarë flas. U the qytetarëve që ato ishin fjalë fushate.
S.Berisha: Kristian Shmid, ministri i Bujqësisë gjermane pas vizitës këtu i tha tv gjerman se ata janë mbushur me kanabis. Për ty rroftë Tahiri që të mbush xhepin…