Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrë, në vijim të punës së tyre për rritjen e bashkëpunimit me Institucionet e Drejtësisë së shteteve fqinjë dhe vënien para përgjegjësisë penale autorët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e përkohshmë me qëllim ekstradimi të shtetasit:
- Altin Çëlçima (Xheladin Çelçima, Lulzim Tusha) 37 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Çelçima ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali, pasi Gjykata e Milanos me vendimin Nr.1180/2002 R.E.S, e ka dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg për veprat penale“Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimim e prostuticionit”, “Pengamarrje”, “Heqje e paligjshme e lirisë së tjetrit”dhe “Emigracioni i paligjshëm”parashikuar në nenet 416 ,110, 482 dhe 600 të Kodit Penal Italian të neneve 6 dhe 7 të ligjit Nr.75/58. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme.