Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët u godit një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Besim Zenuni, 55 vjeç
Ermira Elezi, 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Shtetasit e lartpërmendur, janë paraqitur në dalje të Republiksë së Shqipërisë, me automjetin tip “Peugeot” me targë AA433OE, në pronësi të shtetasit Besim Zenuni.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjeti me të cilin ata udhëtonin është përzgjedhur në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm. Gjatë kryerjes të këtyre procedurave, në kabinën e mjetit, (sediljet e pasme dhe të përparme), brenda gomës rezervë si edhe në pjesën e shasisë, u konstatuan të fshehura e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
34 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 23 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga marrja e deklaratave të tyre, mësohet se dy shtetasit e lartpërmendur, kishin si destinacion shtetin turk.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283/a/2 i Kodit Penal.