Pronarët do të përfitojnë nga kompensimi fizik apo shpërblimi financiar, 7 milionë euro nga buxheti i shtetit

0
253

Agjencia e Pronave nis praktikat sipas ligjit të ri

Ervin Kaduku

Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), ka vijuar punën për vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kompensimit për vitet 1993 dhe 1994, duke i përditësuar ato.

ATP njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 153 aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në ligjin nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se:

4 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar me kërkesë të veçantë, sipas kritereve të përcaktuar në pikat 22, 23, 24, 25 dhe 26, të Kreut IV të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), nga të cilat:

– 2 aplikime, për dy vendime përkatësisht të vitit 2005 dhe vitit 2006, me kërkesë të veçantë përfitojnë kompensim financiar në masën 20% të vlerës së kompensimit, duke hequr dorë nga pjesa tjetëre kësaj vlere, sipas pikës 23, shkronja “a”, të Kreut IV të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016. Vlera e përfituar si kompensim financiar për këto vendime do të përfitohet menjëherë.

 

Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këto vendime, është 209 988 (dyqind e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë) m2(21 ha), e vlerësuar financiarisht 2 000 (dy mijë) m2 tokë truall dhe 207 988 (dyqind e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë) m2 (20,8 ha) tokë bujqësore.

– 1 aplikim, për një vendim të vitit 1996, me kërkesë të veçantë përfiton kompensim financiar 30% të vlerës së kompensimit, duke hequr dorë nga pjesa tjetëre kësaj vlere, sipas pikës 23, shkronja “b”, të Kreut IV të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016.

Vlera e përfituar si kompensim financiar për këtë vendim do të ndahet në 3 këste nga 10% çdo vit.

Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këtë vendim, është 169 m2, e vlerësuar financiarisht tokë truall.

– 1 aplikim, për një vendim të vitit 1999, me kërkesë të veçantë përfiton kompensim financiar 40% te vleres se kompensimit duke hequr dorë nga pjesa tjetëre kësaj vlere, sipas pikës 23, shkronja “c”, të Kreut IV të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016.

Vlera e përfituar si kompensim financiar për këtë vendim do të ndahet në 5 këste nga 8% çdo vit. Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këtë vendim, është 32 925 m2 (3,3 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

Vlera totale e kompensimit financiar, që përfitojnë këto 4 vendime, është 20 347 792 lekë. Sipërfaqja totale e kompensuar, e njohur me këto 4 vendime, është 2 169 m2, e vlerësuar financiarisht tokë truall, dhe 240 913 m2 (24,1 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

38 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 17 dhe 19 të Kreut III të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), nga të cilat: 8 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së.

 

Sipërfaqja e njohur për kompensim me këto 8 vendime është:

–  9 856 m2, e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore (9,8 ha), dhe

–  8 015 m2, e vlerësuar financiarisht tokë truall.

Për 5 nga këto 8 aplikimet e mësipërme, pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar të tyre, kompensohet fizikisht nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së,sipas shkronjës “a”, të pikës 1,të nenit 8, të ligjit nr. 133/2015.

Sipërfaqja që përfitojnë këto vendime si kompensim fizik nga fondi i tokës, është 471 935 m2 (47,2 ha), tokë bujqësore.

– 4 aplikime, vendimet e të cilëve nuk përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për shkak se vlerësimi financiar i sipërfaqeve të përfituara nga ligji 7501 datë 19.07.1991 “Për Tokën” rezulton më i madh në krahasim me vlerësimin financiar të vendimit për kompensim të subjekteve përfitues.

Sipërfaqja e njohur për kompensim me këto vendime, e cila konsiderohet e kompensuar, është 22 904 m2 (2,3 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

– Për 7 aplikime, vendimet e të cilëve përfitonin kompensim fizik, është vendosur përfundimi i procedimit administrativ, për arsye se subjektet kanë hequr dorë nga aplikimi për kompensim fizik.

Sipërfaqja e njohur për kompensim me këto vendime, është 39 442 m2 (3,9 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

–     Për pjesën tjetër të këtyre aplikimeve, vazhdon procesi i shqyrtimit deri në plotësimin e mangësive të dokumentacionit nga ana e subjekteve, të cilët janë njoftuar për t’u paraqitur pranë ATP-së.

118 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar, sipas kritereve të përcaktuar në pikën 18 të Kreut III të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Vlera e kompensimit financiar që përfitojnë këto vendime është 960 980 256 lekë.

Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këto vendime, është 89 177 m2 (8.9 ha), e vlerësuar financiarisht tokë truall.

Në përmbledhje të sa më sipër:

Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 976 832 693 (nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milion e tetëqind e tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë.

Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me vendimet e aplikimeve të shqyrtuara, është:

–          99 361 m2 (10 ha), e vlerësuar financiarisht tokë truall.

–          313 115 m2 (31,3 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

Sipërfaqja e shpërndarë nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së për kompensim fizik është 471 935 m2 (47,2 ha), tokë bujqësore.

Në zbatim të kuadrit të ri ligjor, të hyrë në fuqi në vitin 2016, si dhe njëkohësisht falë sistemit të ri ËEB-GIS që po implementohet nga ATP, për aplikimet e shqyrtuara deri më tani janë evidentuar 3 raste me mbivendosje të sipërfaqeve të njohura për kompensim me vendime të ndryshme të ish KKKP-ve. Për këto raste të evidentuara me mbivendosje të së drejtës për kompensim, ATP ka vijuar procedurat për ekzekutimin e vendimit në pjesët që nuk kanë mbivendosje. Për pjesën që është me mbivendosje, Agjencia ka depozituar vlerën përkatëse në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, me marrëveshje me njëri- tjetrin ose në rrugë gjyqësore, do t’i paguhet subjektit, sipas përcaktimeve në nenin 18të ligjit nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Gjithashtu ATP njofton se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993 dhe 1994, është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet. ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Referuar kuadrit të vjetër ligjor, rezulton se gjatë 9 proceseve të mëparshme për kompensimin e pronës të realizuara nga ish-AKKP (sot ATP) gjatë viteve 2005-2014, sipërfaqja e kompensuar financiarisht është 159 016,56 m2 tokë truall (15,9 ha) dhe vlera totale e fondit të kompensimit financiar të shpërndarë është 4 373 640 814 lekë. Ndërsa, referuar kuadrit të ri ligjor, të hyrë në fuqi në vitin 2016, rezulton se ATP deri më tani ka shpërndarë një fond prej 1 522 149 306 lekë dhe ka shpërndarë nga fondi fizik në dispozicion të ATP-së një sipërfaqe prej 584 571 m2 (58,5 ha), tokë bujqësore. Me fondin financiar dhe fizik të mësipërm, janë kompensuar përfundimisht vendime të ish KKKP-ve, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit për sipërfaqet si më poshtë:

–          tokë truall 131 500 m2 (13,2 ha)

–          tokë bujqësore 313 115 m2 (31,3 ha).

Me kuadrin e ri ligjor, ATP ka shpërndarë një fond toke prej 58,5 ha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here