“Pse rron akoma, je e shëmtuar”, 18 jecarja qëllon veten me armë në sy të familjes

0
242

Një 18-vjeçare qëlloi veten me armë zjarri në kraharor në sy të familjes së saj. Brandy Vela, banuese në Texas, i dërgoi një mesazh prindërve ku shkruante: “Ju dua shumë; ju lutem të mos e harroni kurrë këtë. Më vjen keq për gjithçka.”

E motra e alarmuar shkoi në dhomën ku qëndronte Brandy me armën e drejtuar në gjoks. “Dëgjova dikë të qante dhe vrapova për në dhomën e saj. Brandy ishte mbështetur në mur me armën e drejtuar në kraharor…ajo qante dhe qante dhe unë i thosha:

80f9443cdbf21379555e7e95d828204e

“Të lutem Brandy, mos e bëj, mos e bëj”, tregoi e motra mes lotësh. Sipas saj dhe prindërve, Brandy kishte rënë prej kohësh pre e bulizmit në internet, çka çoi edhe në rëndimin e gjendjes së saj psikologjike.

Disa bashkëmoshatarë kishin hapur adresa false në Facebook, nga ku i dërgonin mesazhe ofenduese, madje edhe urime vdekjeje.

“Pse rron akoma njëherë?”, i shkruanin, “Je e shëmtuar, e shëndoshë.” Gjithashtu kishin hapur në Facebook profile ku shkruanin numrin e telefonit të 18- vjeçares, duke reklamuar seks kundrejt pagesës. Ajo e ndryshoi numrin disa herë, shkoi në polici, por ata nuk ndaluan. Pas gjithë këtij presioni të vazhdueshëm, Brandy nuk arriti të duronte më.

Prindërit vazhdojnë të jenë të tronditur dhe ende nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë u kishte bërë e bija të tjerëve. “Ajo ishte e bukur, kaq e bukur! E vetmja gjë që gjenin për ta tallur ishte pesha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here