Skandali me 29-vjeçarin me hiv/aids, burgu i Drenovës e nxori në mes të rrugës, spitali e lë pa zgjidhje

0
274

Një 29-vjeçar që mbart virusin vdekjeprurës hiv/aids është bërë sot protagonist i emisionit ‘Me zemër të hapur’, ku ka rrëfyer kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe dramave familjare. I riu nga një qytet juglindor i Shqipërisë tregon tmerrin që ka përjetuar prapa hekurave të burgut në Drenove, kur bashkëvuajtësit e tij mësuan se ai ishte prekur nga hiv/aids. Sëmundjen e ka mësuar rastësisht dhe gjëja e parë që i shkoi ndërmend ishte vetëvrasja. Ditën që ka mësuar se është e infektuar, e quan më të vështirën e jetës së saj.

Por 29-vjecari është i vetëm në këtë jetë, pasi dy prindërit i humbi nga kanceri, por dhimbjet në shpirtin e këtij të riu nuk ndalen këtu. Ai po nga kanceri humbi dhe vëllain e tij dhe sot është I vetëm farë në këtë botë. I detyruar nga jeta që bënte shkeli ligjin duke bere një grabitje, pasi stomaku dhe trupi kërkonin ushqim.

Djali u dënua me 4 vite heqje lirie dhe ditën e mërkurë me 23 nëntor u la i lirë duke vazhduar pjesën e dënimit në vëzhgim të policisë. Arsyeja e daljes nga burgu ishte se institucioni në fjalë nuk mund ta kuronte dot dhe nuk kishte më shtretër në burgun e Drenovës. Në kufijtë e një skandali, ky 29-vjeçar endet rrugëve të Tiranës pa para në xhep, pa një dhomë ku mund të mbrohet nga i ftohti i këtij dimri. Përveç strehës, i riu ka nevojë për mjekim dhe mbi të gjitha për izolim, pasi është rrezik për përhapjen e infeksioneve të mundshme tek të tjerët në stadin që është me këtë virus.

Tragjedia nuk mbaron me kaq, pasi i riu ka tentuar të vetëvritet. Mësohet se ai i kishte dërguar sot një sms stafit të emisionit “Me zemër të hapur” ku njoftonte se do të kryente aktin e vetëflijimit, por brenda vetes gjeti kurajo për të hequr dorë nga veprimi ekstrem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here