Me datë 30 nëntor kryebashkiaku i Tiranë Erjon Veliaj kishte paralajmëruar banorët e njësisë bashkiake numër 9 në Tiranë që do të mbante një dëgjesë në teatrin e Metropolit. Tema e saj ishte ” 2017 Buxheti me pjesëmarrje”. Në këtë dëgjesë të pranishëm kishin qenë dhe Alida Karakushi dhe gazetari Artan Rama. Sipas tyre prezenca e tyre në këtë dëgjesë kishte qenë e padëshiruar. Në faqet e tyre në facebook si Karakushi ashtu dhe Rama shpjegojnë se që teksa janë future brenda janë shoqëruar nga personi që merrej me mirëmbajtjen e eventit i cili i kishte përshëndetur dhe më pas i kishte porositur se “Vetëm mos bëni ndonjë incidenti”. E ndërsa ishin ulur dhe sistemuar kishin vënë re që përreth tyre njerëzit që ishin të pranishëm ishin të gjithë të njohur dhe se salla nuk kishte nxënë më shumë se 40-50 veta, megjithëse nga ana e bashkisë ishte paralajmëruar për një dëgjesë publike. Por ajo që ishte pika kulmore e gjithë këtij organizimi sipas këtyre të pranishmëve ishte fakti se prezantimi i buxhetit filloi pa praninë e kryebashkiakun edhe pse ky i fundit kishte publikuar ne kalendarin e eventeve praninë e tij. Si fillim fjalën e kishte marrë Sadri Abazi, dhe më pas kishte folur dhe Bejko, Drejtori i Punëve Publike në bashki. Sipas Alida Karakushit që nga fillimi i fjalimit të të pranishmëve e deri në fund të dëgjesës asnjëherë nuk u fol për buxhetin. “Edhe një herë u bëra dëshmitare e një farse me emrin ‘dëgjesë publike’. Me përfaqësues partish me agjenda të munguara e me vrasjen e vetë konceptit të fjalës buxhet. Mu kujtua se si po përfundon ky vit dhe sesi vijon mungesa e transparencës së pasqyrës financiare për këtë vit nga vetë bashkia Tiranë. Duhet të jemi vendi i çudirave diskutohet për buxhetin pa shifra, pa zëra, pa pjesëmarrje konkrete të konsultimeve me publikun. Në vendin e tyre kemi propagandën, antarët e partive në njësitë bashkiake që marrin ftesat për këto evente dhe median që është bërë palë në këto evente të cilat mund të shërbejnë për ti hedhur hi syve institucioneve të BE-së, por vijojnë të përjashtojnë qytetarin dhe vijojnë të luftojnë ndjesinë e të qenit komunitet që informohet e konsultohet për mënyrën si menaxhohen taksat e tij. Teksa po dilnim rëndom dëgjoje te pranishmit qe thonin “ e kryem dhe ketë pune”. Unë ndërkohe po mendoja sesi partia urdhëron për fushata, urdheron punonjesit e administratës për protesta kur i teket, dhe se fundmi urdhëron dhe për “dëgjesa”. Po, ashtu eshte u kry dhe kjo pune. Ndërsa nga ana tjetër Artan Rama shkruan se: “Tani që të mos zgjatem, ne i bëmë pyetjet tona, një nga një, Alida për mënyrën se si mund dhe si duhet të organizohet një dëgjesë e vërtetë publike, efektshmëria e saj etj, ndërsa unë, për metronë e privuar të shqiptarëve për shkak të zënies së hapësirës nëntokësore prej parkimit. Në fund, meqë u treguam skeptikë, morëm premtimin dhe ftesën për të vizituar bashkinë në një nga ditët e ardhshme ku Alida do të japë edhe një leksion mbi dëgjesat e vërteta të munguara publike! Në fakt, nuk pati asnjë ftesë nga bashkia që Alida t’u mbante një leksion mbi dëgjesa publike. Siç u kuptua, Erjoni iu shmang takimit, mesa duket prej pjesëmarrjes tonë. Por a humbën të pranishmit, më shumë, pjesëmarrjen e Erjon Velisë apo bashkia, ekspertizën e Alida Karakushit, aktivistes nga grupi “Qytetarët për Parkun”? Këtë po ua lë ta gjykoni vetë ju. Unë për vete jam okej. Have fun!”