Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka publikuar vetë aktori i “Portokalli”-së, i cili ka publikuar një foto të dorës së djalit, së bashku me një dedikim për të. “Sot, dorën sa gishti, nesër jetën sa malet! Sot lindi Glauk, djali jonë dhe na e bëri ditën, familjen dhe jetën më të bukur!”, ka thënë Binaj në instagram.
Flori dhe partnerja e tij Sadina Allaj ishin prindër të një vajze të quajtur Krena, e cila tashmë është dy vjeç.