Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 12 në qytetin bregdetar të Durrësit.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, por mësohet se kanë pësuar lëndime të lehta një çift të moshuarish të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.
Bëhet e ditur se dy të lënduarit janë shtetasi me inicialet S.M dhe bashkëshortja e tij, 77 dhe 75 vjeç.