FOTO-LAJM/ Stacion autobusi apo stacion treni? Dhjetëra qytetarë në pritje të një urbani

0
217

 

Kohët e fundit për shkak të rritjes së çmimit të biletës është “rritur” edhe cilësia në urbanet  e kryeqytetit. Për shkak të cilësisë që është shumë e lartë, qytetarë të shumtë zgjedhin këtë mjet për të lëvizur. Kultura e të lëvizurit me urban është shtuar shumë dhe për këtë shkak krijohen radhë të gjata, për qytetarët të cilët dëshirojnë të lëvizin me këto mjete. Në çdo stacion të urbanëve në kryeqytet shikon disa dhjetëra njerëz që presin, është bërë njësoj si në aeroporte kur udhëtarët presin avionin. Nuk e dimë ende nëse qytetarët janë në pritje të urbani për se është rritur cilësia, apo se urbanët vijnë me shumë vonesë. Por për çfarë do lloj shkaku fotot tregojnë që qytetarët duhet të presin me minuta me radhë për një urban që të vijë ti marrë dhe ti çoj në destinacionin e tyre. me anë të disa foto do ju tregojmë se nga vonesa të shumta të urbanëve dhjetëra qytetar janë të detyruar të presin, por edhe kur vinë urbani përsëri shumë ngelën jashtë pasi ata janë të tej mbushur. Tani të gjithë shpresojnë që të gjejnë një vend në urbane, sepse cilësia “e lartë” të bën që kesh dëshirë të lëvizësh me mjetet e transportit publik.  Por cilësia “e lartë” bën që qytetarët të mos ngrenë zërin për një problem të “vogël” si vonesa, sepse pritja e tyre do të shpërblehet kur të hipin në urbanet me kushtet “më të mira në Evropë”.  Rritja e biletës duhet që të justifikohet dhe bashkia ka menduar që të shtoj vonesat, që qytetarët ta kuptojnë që nuk është e lehtë për të gjetur një vend në urban pasi kërkesat janë shumë të larta dhe jo çdo kush mund të lëviz me transportin urban.

1c

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here