Intervista/ Kristi Dalipi: Secili ka të drejtë ta jetojë jetën e tij pa u varur nga dikush që është më lart se ai

0
563

sTeatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ringjit në skenë me një nga veprat më të bukura të repertorit të sezonit të kaluar, baletin ‘Monger’. I përgatitur për skenën shqiptare nga koreografi i njohur izraelit Barak Marshall, ky balet shquhet për vallëzimet interesante, teatralitetin, dhe për veçantinë e interpretimit të motiveve që nga xhipsi, Balkan Beat Box deri tek ajo klasike me Handelin e Verdin.  Koreografi Marshall ka bërë bashkë balerinët mw tw mirw pwr momentin. Këtë herë baleti do të ngjitet në skenë në kujdesin e dretoreshes se baletit Enada Hoxha. Balerini i cili interpreton në këtë balet Kristi Dalipi vjen në këtë intervistë për gazetën “Standard” për të në treguar më shumë rreth baletit “Monger”, por edhe për të na zbuluar disa detaje nga jeta e tij, fillimet e tij në balet dhe se si është një ditë e Kristit. Gjithashtu ai na zbulon edhe planet dhe ëndrrën e tij.

Intervistoi: Irini Meçe

 Ringjitet këtë fundjavë në skenën e TKOB-së baleti “Monger”. Ç’mund të na thoni më shumë rreth këtij baleti dhe rolit tuaj?

Atëherë baleti do të vendoset sot dhe nesër në skenën e Teterit të Operës dhe baletit. Është një balet me tematikë shumë të dukshme që çdo njeri që vjen dhe e shikon e kupton direkt se për çfarë bëhet fjalë. Bën fjalë për lirinë e punëtorëve, për rebelimin e njerëzve që janë një shkallë më ulët se pronari. Kjo do të thotë që nëse ti nuk rebelohesh dhe nëse ti nuk kërkon të drejtat e tua asnjëherë nuk ke për t’i marrë ato. Baleti “Monger”është i ndarë në një mënyrë të tillë që secili balerin ka një karakter të vetin. Unë faktikisht kam një karakter që vras dikë. Kam një karakter që marr shumë urdhëra nga zonja Margaret e cila është pronarja e shtëpisë ku unë banoj dhe punoj sepse ne jemi pastrues të asaj shtëpie dhe derisa në fund bashkohem me grupin për t’u larguar njëherë dhe përgjithmonë nga shtëpia e saj, sepse secili në fillim mundohet të zbatojë urdhërat që i jepen nga pronarja.

12074954_1639157916364789_4596649302711673913_n

A keni patur vështirësi për të interpretuar në këtë shfaqje baleti?

Vështirësitë kanë qënë sigurisht. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë në fillim kur merret pjesa sepse është një pjesë e gradës së lartë në vështirësi. Ka disa kërcime shumë teknike, përsa i përket shpejtësisë. I vështirë ka qenë normal si çdo balet tjetër ,por ja kemi dalë.

Por me balerinët e tjerë a ka patur një harmoni midis jush dhe jeni përputhur mirë me njëri-tjetrin?

Ne kuptohemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi pasur dhe raste normalisht që kemi bërë debate sepse profesioni i baleti faktikisht është pak i vështirë dhe nuk shkojmë gjatë gjithë kohës mirë me njëri tjetrin, sepse “secili mendon për veten e vet”  por përfundimi ka qenë një rezultat i mirë.

Publiku me çfarë shije do të ngeli në fund dhe çfarë mesazhi do të marri?

Goditja e masazhit është e fortë. Sepse sikundër e thashë dhe më parë tregon për të drejta e njeriut ku secili ka të drejtë ta jetojë jetën e tij pa u varur nga dikush që është më lart se ai edhe pse ai  mund të ketë diçka më shumë. Ideja është që secili duhet ta jetojë jetën ashtuu sikundër e meriton dhe nuk do të thotë që ti je një shtresë më e ulët dhe duhet të varesh nga dikush tjetër dhe të bësh se çfarë kërkon ai. Secili duhet të bëjë punën e vet, të marri të ardhurat e veta dhe të shijojë jetën e vet ashtu siç e mendon.

Cili ka qenë kontakti juaj i parë më baletin, fillesat e tua në këtë fushë?

Kontakti i parë me baletin ka qënë kur unë kam qënë 4-vjeç. Faktikisht unë u futa në një sport dhe motra ime shkoi drejt rrugës së baletit. Një ditë shkova të ndiqja motrën time në balet dhe fillova duke kërcyer. Dhe pedagogu që po jepte mësim, pastaj pasi del nga ora e mësimit i thotë  mamasë time që “duhet ta sillni në balet pasi ky djali juaj duket që e ka në gjak, duket që është artist pasi po rrinte dhe thjesht po shikonte dhe po mësonte lëvizjet e këtyre që po kërcenin”. Pastaj gradualisht filloi duke u rritur. Unë kam marë pjesë në shumë televizione dhe konkurse.  Kam marë pjesë tek Gjeniu i Vogël ku kam fituar vendin e parë nga publiku. Kam marë pjesë në dance-in sportiv, si dhe në konkurime jashtë Shqipërisë si dhe brenda Shqipërisë. Kam marrë pjesë në “Star Academy” që jam vlerësuar përsëri në vendin e parë në zhanerin e baletit. Pastaj kam shkuar dhe kam bërë një trajnim në Amerikë tre muaj që jam prezantuar dhe atje jam prezantuar shumë mirë. Erdha këtu në TKOB, bëra audicionin u pranova, ku kam bërë role solistike si tek baleti “Carmina Burana” dhe në balete të tjera.

Si e përshkruani rrugëtimin tuaj në balet deri më tani dhe a jeni i kënaqur nga gjërat që keni arritur deri më sot?

Nëse do të thoja po nuk do isha shumë i drejtë faktikisht sepse unë besoj që çdo njeri që do të arrijë diçka në jetë nuk duhet të jetë i kënaqur asnjëherë me veten. Unë jam 80% i kënaqur, pres që dhe 20% ta shtoj sepse mendoj disa gjëra të tjera për veten time,por nuk mendoj se ky është kulmi dhe maksimumi që mund të marr nga vetja.

Deri më tani në rrugëtimin tuaj në balet, cilin moment mund të përmendni si më të vështirin?

Mua më kanë ecur gjërat të them të drejtën. Kudo që kam shkuar jam ndjerë mirë. Ne artistë kur zgjohemi në mëngjes , si ta thuash ,varet se si zgjohemi, si jemi nga ana mendore (qesh) sepse ndonjëherë nuk e kemi dhe me dëshirë që të punojmë dhe na frikësojnë mendimet që nuk isha mirë sot në klasë baleti, po bie nuk po e mbaj dot vetën ashtu siç duhet. Dhe nuk është se ndodh njëherë kjo por ndodh shpeshherë dhe me afate kohore të gjata. Për këtë mërzitem, por besoj që është mërzitje e kotë.

916397_1652886408296381_834575371_n1

 Nga kush frymëzohet Kristi? Ndonjë balerin/ë që e keni idhull si të thuash apo adhurim?

Balerinë ka që mua më pëlqejnë. Faktikisht në modelin e baleti klasik dhe contemporan të them të drejtën nuk jam i fiksuar. Më pëlqejnë pa fund balerinët e Dancing Ëith The Stars të Los Angelos në Amerikë

E kishit menduar veten që të ishit një balerin në profesion dhe jeni penduar ndonjëherë për këtë zgjedhje?

Siç e thashë dhe më parë familja me futi për sportin e futbollit, por unë më vonë fillova baletin. Por më mirë të kisha mbajtur futbollin sepse dhe ecën në çdo anë sesa baletin që zgjohesh shumë herët, je gjatë gjithë kohës me dhimbje trupi dhe dhimbje këmbe. Është shumë i lodhshëm baleti. Faktikisht nuk është se e rekomandoj shumë si art, sepse me sa kam kuptuar këtu në Shqipëri është shumë më poshtë se në Evropë dhe Amerikë.

Keni menduar ndonjëherë që këtë profesion ta ushtroni dhe jashtë?

Po e kam menduar, dhe prandaj bëra dhe trajnimin në Neë York ku gjithçka më shkoi mirë, por u ktheva në Shqipëri për audicion ku mora dhe rolin se solisti i parë në baletin “Carmina Burana”. Duke qënë se u futa direkt në punë në Teatrin e Operës, domethënë ngeca tek kjo vorbull dhe nuk po e gjej më kohën për të dalë sepse si duket jam mësuar. Besoj që një ditë do shpërthej dhe nuk do jem më këtu.

Si është një ditë e juaja?

Është një ditë normale. Zgjohem ha mëngjesin vij në prova këtu ku mbaroj në dy të drekës. Pastaj takohem me shoqërinë pi një kafe shkoj në shtëpi bëj palestër . Dal në kinema, dy herë në javë takohem me të shtëpisë darkave dhe më pas me shoqërinë.

Çfarë planesh keni së shpejti? Ndonjë projekt apo ndonjë shfaqje?

Nuk është se kam shumë plane të mëdha. Thjesht di të them që kam një plan të hap dy palestra baleti të mëdha, që të ushtrohet baleti normalisht duke shkuar dhe unë për të dhënë mësim, por jo gjithmonë. Planet e mia të mëdha janë për ëndrrën time, për të qenë një balerin në Amerikë dhe shpresoj që ta realizoj.

beatrix_kercim-nata-e-pare

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here