Vdekja e 40 vjeçares në Fier, fqinja: E hodhi burri nga dritarja e tualetit

Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku 42-vjeçarja ka rënë nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Kryengritja”.

Policia ka shoqëruar si të dyshuar bashkëshortin e saj, Ferdinand Ruko. Një prej fqinjëve të çiftit që sapo është kthyer nga Gjermania pretendon se kemi të bëjmë me vrasje.

Sipas fqinjës, ajo e ka parë të gjithë ngjarjen dhe thotë se, Ferdinandi e ka shtyrë bashkëshorten nga dritarja e banjës së apartamentit ku jetonin.

“E pamë me sytë tonë kur burri e hodhi nga dritarja e banjës. Dëgjuam të bërtitura dhe pastaj pashë që ai e ngritit peshë dhe e hodhi Liljanën. Ishte e tmerrshme. Ne e gjetëm të zhveshur dhe me trupin e lagur poshtë pallatit, siç duket sapo kishte dalë nga dushi”, thotë fqinja e çiftit, raporton “Shqiptarja.com”.

E pyetur nëse mes çiftit ka pasur probleme të mëparshme, fqinja thotë se ishin një familje e përkryer. “Ishin çift dhe familje e përkryer, nuk kishim dëgjuar për probleme më para mes tyre”, u shpreh ajo.

Vdekja e 40 vjeçares në Fier, fqinja: E hodhi burri nga dritarja e tualetit

SHBA: Zjarr në një klub nate, 9

Vdekja e 40 vjeçares në Fier, fqinja: E hodhi burri nga dritarja e tualetit

Ndahet nga jeta gazetari dhe opinionisti Andrea

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko