Ushtria Amerikane ka paralajmëruar se shkencëtarët rusë janë në proces të krijimit të “ushtarëve supernjerëzor”.
Ekspertët e shkencës ushtarake besojnë se Rusia po dëshiron të krijojë një super-ushtri robotësh, raporton Daily Star.
Rusët janë duke përdorur steroide dhe droga të tjera që e rrisin performancën për t’i bërë ushtarët më të fortë në fushëbetejë.
Gjithashtu, ekspertët e mbrojtjes besojnë se implantet e trurit që do t’i lejojnë ushtarët të qëllojnë me një saktësi më të madhe janë duke u hulumtuar dhe madje edhe përdorimi i bio-teknologjisë, që do t’ua mundësonte ushtarëve të shërojnë vetë plagët pa ndihmën e ilaçeve.
Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes Robert O. Work, tha: “Kundërshtarët tanë janë duke kërkuar t’i zgjerojnë operacionet njerëzore dhe kjo na frikëson neve”.