Bregu letër Manjanit për vrasjen në Fier: Nëse ka pasur Urdhër Mbrojte, gjyqtarit do tia bëj vetë padinë

0
198

Letër ministrit të Drejtësisë në lidhje me tragjedinë e Fierit, ku ka patur një urdhër mbrojtje për burrin vrasës.

Nga Majlinda Bregu

Zoti ministër i Drejtësisë,

Një grua është flakur dje nga ballkoni i shtëpisë si plaçka më e pavlefshme, nga një Burrë-Shtazë i radhës.

Mediat thonë sot se Viktima ka patur një Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve të mëparshme për ushtrim dhune ndaj saj.

Urdhëri i mbrojtjes, kur një grua e dhunuar kërkon ndihmë, e ndalon kriminelin burrë që pavaresisht nga “soji i hallit” që paraqet si shkak për shtazërinë:

– të largohet nga banesa

– të mos i afrohet bashkëshortes dhe fëmijëve

– të ruajë distancën nga shtëpia, ku ajo jeton bashkë me fëmijët apo nga vendi i punës dhe shkollës së fëmijëve.

Unë jam e qartë se fuqia jonë e veprimit dhe reagimit kundër një kërcënimi si dhuna ndaj grave që është terrorizëm i qartë, i pastër, i çmendur, në vend të jetë po aq e egër sa egërsia e Shtazëve, po rrezikon të mbetet vetëm tek keqardhja njerëzore.

Por, ky rast po më tmerron nga ky detaj: Urdhëri i Mbrojtjes!

Zoti ministër,

Kush është ai gjyqtar që paska lëshuar një urdhër mbrojtje që e lë burrin që gruaja e padit për dhunë, të jetojë në një shtëpi me të, derisa ta hedhë nga ballkoni????

Nëse kjo është tërësisht e vërtetë, padinë për këtë gjyqtar, do ta bëj vetë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here