Zgjidhen drejtuesit e rinj të LSI, Meta: Të punojmë për zhvillimin konkret ekonomik

0
260

 

Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shpallur sot rezultatet e votimit me drejtuesit e rinj të kësaj force politike.

Me anë të një konference për shtyp, strukturat e LSI pohuan se zëvendëskryetar i Lëvizjes Socialiste për Ingetrim do të jetë sërish Petrit Vasili, ndërsa nënkryetari Luan Rama. Po ashtu, në postin e nënkryetares do të jetë edhe Keidi Mehmetaj, ndërsa sekretar i përgjithshëm i LSI u zgjodh Indrit Brahimllari. Fill pas këtyre rezultateve që u komunikuan nga ministrja Klajda Gjosha, fjalën e mori kreu i LSI, Ilir Meta. Teksa falënderoj të gjithë delegatët që morën pjesë në këto votime, ai i uroj për detyrat e drejtuesit e rinj.

Meta: “Dëshiroj ti falënderoj të gjithë delegatët që votuan. Procesi kërkoi kohën e tij dhe këtu është lista përfundimtare e komitetit drejtues kombëtar që në bazë të statutit do duhet të renditet për arsye të ruajtës së ekuilibrave midis LSI/LRI/LBI. Kjo renditje do bëhet nga komisionit. Çdo anëtarë ka të drejtë të paraqitet tek LSI për rezultatit. Do uroja Petrit Vasilin për postin e zv.kryetarin në LSI dhe Luan Ramën. Po ashtu dhe Indritn dhe Keitin, si dhe Silva Cakën dhe Dritan Yllin. Ata morën mbështetje të mirë.”, tha Meta.

14:40- Vazhdojnë punimet në Konventen Zgjedhore LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të dielën ditën e dytë të punimeve të Konventës Zgjedhore, ku pritet të zgjidhen forumet drejtuese të partisë. Deputetë, ministra dhe përfaqësues të LSI-së morën fjalën në këtë Konventë, duke renditur disa prej arritjeve, por edhe sfidave që dalin para në sektorë të ndryshëm për zhvillimin e vendit.

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Zgjedhore të LSI-së, kreu i kësaj Partia, Ilir Meta theksoi se duhet të punohet më shumë për një Shqipëri evropiane dhe se Konventa kontribuoi për këtë.

Ai tha se prioritet duhet të mbetet zhvillimi ekonomik i vendit, duke investuar siç theksoi jo vetëm nga pikëpamja mediatike në sektorë të caktuar por financiarisht.

Meta: Ju ftoj të punojmë për një Shqipëri akoma më evropiane, e cila mund të bëhet e tillë duke patur një LSI edhe më evropiane dhe unë mendoj që kjo konventë kontribuoi dhe ndihmoi për një LSI shumë më cilësore për të ardhmen, për një LSI që do të ndihmojë për forcimin e institucioneve demokratike në vend, për një LSI që do të ndihmojë për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe më transparente dhe më të prekshëm për çdo qytetar.

Për një orientim më të qartë të politikave ekonomike, duke iu dhënë prioritetin e duhur jo vetëm mediatik, por edhe buxhetor sektorëve më të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit, bujqësisë, turizmit, duke rritur cilësinë e sistemit arsimor dhe duke u thelluar shumë më tepër për arsimin profesional./oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here