Detaje nga vrasja makabre në Korçë/ Nëna kishte shkuar të merrte dy fëmijët, por…

0
365

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket ngjarjes makabër që ndodhi në qytetin e Korçës. Janë dy djemtë e mitur viktima të prindit të tyre dështak. Njeri 6 dhe tjetri 4 vjeç u mbyten me tel në dhomën e tyre të gjumit.

Gjyshi i tyre ishte i pari që u përball me makabritetin. Trupat e pajetë ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë, dy të miturit dhe djali i tij.

naum Toshi

Në mëngjes plaku gjeti një letër në katin e parë në të cilën shkruhej: “Ngjitu lart”. Mesazhi ishte posaçërisht për babanë e Naum Toshit, i cili si çdo mëngjes shkonte në shtëpinë e të birit, për t’u kujdesur për të dhe dy të vegjlit.

Dy fëmijët ishin mbytur me tel në qafë, kurse babai i tyre ishte varur, gjithashtu me tel. Viktimat ishin në të njëjtën dhomë, dhe policia akuzoi për krimin e trefishtë Naum Toshin. Nga hetimet e deritanishme del që 410 vjeçari Naum Toshi ishte rënduar psikologjikisht, pas largimit nga banesa të bashkëshortes së tij Marsela Toshi.

Marsela Tushi

Edhe familjarët e tij, konfirmojnë mosmarrëveshjet e vazhdueshme të çiftit, të cilat sollën largimin e gruas nga shtëpia dhe më pas krimin makabër të burrit të braktisur.

Çifti ishte në konflikt edhe kur ndodheshin në Greqi. Me një grua 15 vjet më të re, Toshi vendos të lërë emigracionin dhe të kthehet në Korçë, në shtëpinë e tij në lagjen 4. Marrëdhënia midis tyre nuk u normalizua, por u përkeqësua. Naum Toshi nuk e lejonte atë të punonte si kameriere në një disko të qytetit.

Sipas familjarëve gruaja ishte larguar nga shtëpia në mes të muajit nëntor, drejt Greqisë, duke e braktisur të shoqin dhe dy djemtë e mitur, ku më i madhi ishte frut i martesës së parë të saj.
Ka dëshmi që ajo u kthye dhe dy orë para se të ndodhte ngjarja tentoi te merrte fëmijët dhe të largohej bashkë me ta në Greqi.

Por e refuzuar nga i shoqi ajo vazhdoi e vetme në shtetin fqinj, kurse 41-vjeçari mori vendim fatal, vrau dy fëmijët dhe veten./ tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here