Kryeministri i Italisë Matteo Renzi humb referendumin dhe jep dorëheqjen

0
175

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka pranyar humbjen në referendumin për reforma kushtetuese, të thirrur nga vetë ai.

“Mbaj gjithë përgjegjësinë për humbjen. Unë besoj në demokraci”, tha Renzi në një konferencë për gazetarë, në orët e para të së hënës.“Qeveria ime merr fund sot. Do të jap dorëheqjen”, tha ai.

Exit-pollet nga transmetuesi shtetëror RAI tregojnë se 42-46% kanë votuar në mbështetje të reformave, ndërsa 54-58% kanë votuar kundër.

Referendumi është cilësuar si barometër i ndjenjave kundër establishmentit në Evropë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here