S’ka paqe për Blater, Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kreun e FIFA-s

0
185

Sepp Blatter ishte pezulluar nga etika teksa 17 vitet e tij në krye të trupit qeverisës së futbollit përfunduan me një skandal korrupsioni në 2015. Ai kishte bërë “pagesa jo të ndershme” me shumën 1,5 milionë € drejt ish-shefit të UEFA-s Michel Platini.

Të dy mohojnë akuzat. CAS përshkroi se pagesat ishin një “dhuratë” pa “bazë kontraktuale”. Blatter u shpreh se “nuk pritej asnjë verdikt tjetër”. Ai shton: “Më duhet të pranoj vendimin. Kam përjetuar shumë në 41 vite karrierë në FIFA. Kam mësuar që në sport mund të fitosh, por edhe të humbasësh.”Në verdiktin e shkruar, CAS shprehet se Blatter “kishte kërkuar anulimin e pezullimit por nuk kishte kërkuar një reduktim të dënimit.” Më pas shtohet: “Në çdo rast, paneli sanksioni i dhënë nuk ishte në disproporcion.”

FIFA pezulloi Blatter dhe Platini për tetë vite në dhjetorin e kaluar, por pezullimet u shkurtuan në gjashtë vite pas apelit. Në maj, CAS shkurtoi pezullimin e Platini në 4 vite pasi ai apeloi. Të dy ish-presidentët thonë se pagesat kanë qenë për punë konsultive që Platini kishte bërë për Blatter midis 1998 dhe 2002, dhe se kishin një “marrëveshje verbale” midis njëri tjetrit. Edhe mënyra e pagesës po shqyrtohet nga prokurorët zviceranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here