Gjykata e Fierit në lidhje me vrajen makabër të ndodhur dy ditë më parë, kishte dhënë urdhër mbrojtje për Liljana Ruko përpara se ajo të vritej nga bashkëshorti i saj Ferdinant Ruko. Sipas vendimit të kësaj gjykate bëhet me dije se 52-vjeçari ishte urdhëruar të mos kryente vepra dhune ndaj bashkëshortes.
Pasi kishte pranuar padinë e bërë nga Liljana Ruko, Gjykata kishte urdhëruar Ferdinantin të mos i afrohej gruas më shumë se dy metra. Ai gjithashtu duhet të paguante dhe detyrimin ushqimor, ndërsa Liljana duhet të jetonte në lagjen “Kryengritja e Fierit”, sipas vendimit të gjykatës. 52-vjeçari Ferdinant Ruko hodhi nga dritarja bashkëshorten e tij nudo Liljana për arsye xhelozie.