Vrasja në Fier, Klosi ngarkon me përgjegjësi policinë e shtetit

0
227

Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Blendi Klosi ngarkon me pergjegjesi policine e shtetit e cila sipas tij nuk mundi ti garantoje Liljana Rukajt e cila gjeti vdekjen pasi bashkeshorti e hodhi nga dritarja ndihmen e kerkuar. “Eshtë e qartë që dicka nuk ka funksionuar ashtu sic duhet. Jemi duke bërë një analizë të plotë të referuar të dhënave të policies, e cila në këtë hallkë padyshim ka pasur përgjegjësitë e saj dhe punën e saj për të mbrojtur më mirë familjen dhe për ti dhënë mbrojtjen Zonjës e cila kishte e kërkuar këtë mbrojtje”.

Ne tryezen “une zgjedh te jetoj pa dhune” ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinisë shigjetoi gjithashtu gjykatësit për vendimet qe marrin kur gjykojnë çështje që kanë të bëjnë me dhunën në familje.
“Tërheqim vëmëndjen këtu edhe për zbatimin e urdhërave mbrojtës, sikurse nuk ka asnjë shpjegim përse gjykatat nuk japin dënim maksimal për autorët e këtyre ngjarjeve. Ngjarja e Fierit përfundoi tragjikisht.  Por kemi raste të tjera si rasti I Vlorës që kemi diskutuar para pak kohësh ku gjykata jep urdhër mbrojtje sa për sy e faqe, një urdhër mbrojtje i cili nuk garanton mbrojtjen e gruas apo zonjës së dhunuar. Fundi tragjik në Fier ndodhi edhe pasi kishte kaluar rasti në dyert e gjykatave. Fakti që gjykatat japin shpesh dënime të buta nuk shkon në drejtim të përpjekjes për më pak dhunë në shoqërinë shqiptare. Të gjithë duhet ti rishikojmë mekanizmat për parandalimin e këtyre ngjarjeve”.
Ministri i Mireqenies Sociale vuri në dukje nevojen për ashpërsim të ligjit, ndërsa theksoi se rastet e fundit tregojnë se institucionet shtetërore nuk kanë bërë sa duhet për dhunen në familje./abc
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here