Pas dorëheqjes së Matteo Renzi-t nga posti i kryeministrit, mediat italiane kanë nisur hamendësimet se kush mund të jetë kreu i ri i qeverisë.
La Repubblica përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht thirrjes së disa prej politikanëve italianë, si Beppe Grillo.
Tani i takon presidentit Sergio Mattarella të ruajë stabilitetin.
Ndërkohë që në tavolinën e tij janë tre emra për të zëvendësuar Renzin: Carlo Padoan, Piero Grasso e Graziano Delrio.
La Repubblica shkruan se favoriti është ministri i Financave, Pier Carlo Padoan.
Por në skenë është rikthyer edhe emri i Romano Prodit.
Nga Partia Demokratike janë rritur zërat që kërkojnë pikërisht Prodin si zëvendësues të Renzit.
Por këtu ka një problem, pasi profesori ka deklaruar se nuk është i interesuar për këtë skenar.
Ndërkohë sugjestiv është edhe emri i Emma Bonino-s. CV ndërkombëtare, pasi ka qenë drejtuese evropiane dhe pëlqehet në botën e Grillos.
Në fund është edhe emri i Giuliano Amatos.
Gjyqtari e ka drejtuar dy herë qeverinë në periudha tranzitore.