Euan McMillan nga Glasgow i Anglisë, ka qenë duke u kthyer me tren për në shtëpi, kur një grua e panjohur e ka mbështetur kokën për krahun e tij.
Meqenëse ajo nuk zgjohej, ai e ka bërë një ‘selfie’ për ta postuar në Twitter, por ngjarja nuk ndalon këtu.
Koka saj rrëshqet në gjoksin e djaloshit dhe qëndron në atë formë për 15 minuta.
Megjithëse udhëtarja i kishte disa shoqe pranë, ato nuk e kanë zgjuar, por e kanë lënë sikur gjithçka të jetë normal.
“Dëshiron t’i mbledhë dikush gërhitjet e kësaj gruaje”, ka shkruar McMillan, përbri fotografive të postuara.