Meta në Bruksel takon zv/presidentin e PE-së: Të fokusuar në rekomandimet e Progres Raportit

0
204

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka udhëtuar drejt Brukselit për një vizitë pune. Meta shoqërohet nga Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ndërsa po zhvillon disa takime në Parlamentin Evropian. Ai është pritur nga Zëvendës Presidenti i PE-së dhe Kreu i grupit “Miqtë e Shqipërisë”, David Sassoli.

Gjatë takimit me z. Sassoli, Meta ka shprehur mirënjohjen për Parlamentin Evropian dhe grupin ‘Miqtë e Shqipërisë’ për mbështetjen ndaj integrimit. Kreu i Kuvendit tha se Shqipëria mirëpret vendimin e Këshillit Evropian. Ai theksoi se Kuvendi është i fokusuar në rekomandimet e Progres Raportit.

Nga ana tjetër zv.presidenti i PE-së, deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetjen tonë të plotë. “Shqipëria është çelës stabiliteti në rajon”, është shprehur z. Sassoli. Kreu i Kuvendit tha se është e rëndësishme të avancojmë perspektivën evropiane të Ballkanit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here