Partia Demokratike ka publikuar sot në Komisionin Hetimor për CEZ dokumentet e korenspondeces (shqip dhe anglisht), ku ministrit Damian Gjiknuri i është sugjeruar nga avokati ndërkombëtar i qeverisë se nuk është në interesin e shtetit shqiptar një marrëveshje me CEZ, por duhej të vazhdohej arbitrazhi. Gjatë mbledhjes së Komisionit, ministri Gjiknuri pranoi se është marrë vendim politik për CEZ ndaj është injoruar rekomandimi i avokatit ndërkombëtar të qeverisë.
Përkthimi:
Aneks 4
Përkthim nga anglishtja
Nga: Hamid Gharavi
Dërguar: e martë, 26 nëntor 2013 20:23
Drejtuar: Entela Cipa
Lënda: Lidhur me CEZ x ALB MoU (Memorandum i Mirëkuptimit)
E dashur Entela,
Faleminderit per e-mailin tënd dhe draft Memorandumin e Mirëkuptimit dërguar juve nga CEZ a.s. të cilin e kë dëruar për tu vlerësuar prej nesh. Lutem gjej më poshtë komentet e mia:
- Nuk do ta përsëri krejtësisht pozicionin tim, për të cilin jeni tashmë në dijeni, që Shqipëria nuk ka fuqinë e duhur për të hyrë në negociata duke pasur parasysh që vetëm CEZ a.s. ka depozituar arbitrazhin Traktatit të Energjisë (ECT).
- Pavarësisht pabarazisë në fuqinë negociuese, ne nuk kemi shfaqur qartë pretendimet tona, jo më të kemi paraqitur prova dokumentare të mjaftueshme lidhur me një sërë shkeljesh të CEZ a.s. (përveç faturave të papaguara), as nuk kemi bërë me dije bazën ligjore mbi bazën e së cilës kërkojmë përgjegjësi ndaj CEZ a.s. (p.sh. për mospagimin faturave nga CEZ sh.a. gjatë kohës kur ishte nën kontrollin e CEZ a.s.) Ndaj nevojitet të mbledhim prova teknike dhe financiare që na duhen me ndihmën e ekspertëve të kontraktuar, konkretisht BDO për anën financiare dhe BBH për anën teknike.
- Ky Memorandum Mirëkuptimi paraqet CEZ a.s. si të vetmin Paditës duke referuar vetëm tek arbitrazhi i tij sipas Traktatit të Energjisë dhe të ashtuquajturën “situatë të pafavorshme të investimeve të CEZ tek CEZ SH”(shih Pjesa II, paragrafi i parë i Memorandumit të Mirëkuptimit). Kjo nuk është e vërtetë. Është Shqipëria që është paditësi i vërtetë në këtë mosmarrëveshje, dhe Memorandumi i Mirëkuptimit duhet të reflektojë këtë, bashkë me faktin që Shqipëria që nga fillimi ka pasur si synim dhe akoma synon të depozitojë pretendimet në arbitrazhin ICC kundër CEZ a.s. për shkeljet e shumëfishta kundër shtetit shqiptar (që iu njoftuan CEZ a.s. me letrën e METE-s të datës 24 dhjetor 2012).
- Më tej, ky Memorandum Mirëkuptimi ruan të procesin e arbitrazhit të CEZ tërësisht, ndërkohë që ndalon në mënyrë strikte fillimin nga Shqipëria si brenda vendit ashtu dhe jashtë të procedimeve kundër CEZ a.s., shoqërive të lidhura, punonjësve dhe nëpunësve (Pjesa II, paragrafi 3 & 4). Pretendimet e CEZ a.s. lidhur me Traktatin e Energjisë ruhen për më tepër nëpërmjet një draftimi të qëllimshëm dhe në keqbesim që është fyes për bashkëbiseduesit e tij. Ata dëshirojnë të sigurojnë krijimin e gjykatës në arbitrazhin sipas Traktatit të Energjisë, të cilin e kam vonuar duke kërkuar më shumë informacion në lidhje me bërjen publike të lidhjeve të presidentit të gjykatës me arbitrat e emëruar nga palët dhe më shumë kohë për të reflektuar. Por CEZ a.s. e portretizon sikur presidenti që do të emërohet është vendosur dhe thjesht pret konfirmimin, të cilin për më tepër në e kanë kërkuar ta japim deri më 1 dhjetor 2013.
- Për më tepër, ata e portretizojnë sikur krijimi i gjykatës do të lejonte pezullimin e procedurës së arbitrazhit deri në 231 mars 2014, dhe si rezultat i këtij pezullimi, depozitimi nga CEZ a.s. i Parashtrimeve të Pretendimeve (Statement of Claim) do të shtyhej deri në 1 prill 2014. Kjo është jo logjike. Procesi i arbitrazhit është i tillë që në praktikë edhe sikur të mos e pezullonim procedurën e arbitrazhit dhe të binim dakord për emërimin e presidentit të gjykatës që sot, Gjykata e Arbitrazhit nuk do të zhvillojë seancën e parë procedurale deri në Janarin e vitit tjetër, dhe Parashtrimi i Pretendimeve të CEZ a.s. në çdo rast do të duhej të dorëzohej rreth 1 prill 2014 dhe në çdo rast nuk do të mund të përgatitej dot nga CEZ a.s. para vlerësimit të punës që kërkohet (për sa i përket deklaratave të ekspertëve dhe dëshmitarëve, vlerësimeve, analizës ligjore dhe të fakteve). Pra, propozimi i CEZ për pezullim të procedurave është thjesht gënjeshtër.
Për arsyet më sipër, këshilloj kundër nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit siç është dërguar nga CEZ a.s. rekomandoj që të mbledhim provat e ekspertit teknik dhe financiar që kërkojmë së bashku me provat dokumentare të mbetura të kërkuara për të depozituar pretendimet në ICC, dhe më pas, kur pozita negociuese të anojë në favorin tonë dhe pozicioni/pretendimet tona të jenë parashtruar qartë, të vlerësojmë të kthehemi në tavolinën e negocimeve. Alternativisht, në fund të fundit, krijimi i gjykatës sipas Traktatit të Energjisë duhet të pezullohet pa u pranuar akoma emërimi i kryetarit dhe të mblidhen provat e ekspertëve para se të hyjmë në negociata.
Shpresoj së më sipër është e dobishme.
Me respekte,
Hamid Gharavi
Aneks 5
Përkthim nga anglishtja
Nga: Hamid Gharavi
Dërguar:
Drejtuar: Entela Cipa
Për vëmendje: Damian Gjiknuri
Lënda: Lidhur me CEZ x ALB Memorandumi i Mirëkuptimit_20131125_draft3-Clean(1).docx
E dashur Entela,
Drafti i rishikuar nuk është në interesin tonë. Në fakt, është kundër interesit tonë pasi jemi të detyruar të mbajmë të pezulluar paraqitjen e pretendimeve në arbitrazhin e ICC, ndërsa CEZ nuk do të veprojë kështu në realitet pasi do të sigurojë krijimin e gjykatës si dhe kalendarin procedural të arbitrazhit sipas Traktatit të Energjisë dhe rrjedhimisht do të jetë në gjendje të depozitojë Parashtrimet e Pretendimeve (Statement of Claim) në 1 prill, që de facto do të thotë mospezullim pasi në çdo rast do t’i nevojitet kjo kohë mos më shumë për hartimin e pretendimeve, përcaktimin e kalendarit dhe përgatitjen e Parashtrimeve të Pretendimeve. Me fjalë të tjera, …
…
Për të baraspeshuar ngjarjet e mëparshme dhe me qëllim nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe kryerjen e negociatave, ne mund të depozitojmë arbitrazhin ICC në formë të përmbledhur dhe përmbajtjen e përgjithshme në dhjetor pa raportet e ekspertëve. Kjo mund të bëhet brenda 15 ditëve nëse nevojitet. Më pas mund të pezullojmë të gjitha procedurat dhe të nënshkruajmë Memorandumin e Mirëkuptimit. Në momentin e negociatave (ose në momentin e përmbledhjes së arbitrazhit), ne do të kemi raportet e ekspertëve dhe mund t’i përdorim gjatë negociatave ose parashtrimeve vijuese në arbitrazh.
Lidhur me krijimin e gjykatës së arbitrazhit sipas Traktatit të Energjisë, mund të përgjigjem si vijon për të vonuar më tej procesin ose për të nxitur një emërim të përbashkët:
“Të nderuar kolegë,
Në vazhdim të e-mailit tim të datës 22 nëntor 2013 [I PROPOZOVA JAN PAULSSON-it MARRËVESHJEN TONË ME KUSHT QË ANËTARËT E ARBITRAZHIT ICC DHE ARBITRAZHIT SIPAS TRAKTATIT TË ENERGJSIË TË JENË TË NJËTËT], të cilin e latë pa përgjigje, ju shkruaj përsëri lidhur me krijimin e gjykatës së arbitrazhit sipas Traktatit të Energjisë të nisur prej jush.
Republika e Shqipërisë shpreh keqardhjen për zgjedhjen tuaj për të mos zgjidhur çështjen pranë të njëjtës trupë ku mund të dëshironi të kundërshtoni pranueshmërinë e kundërpretendimeve të Republikës së Shqipërisë, paditësi i vërtetë në këtë çështje, por përkundrazi të nxitonit të paraqisnit pretendime sipas Traktatit të Energjisë.
Më tej nënvizojmë se kërkesa jonë që të paktën të emëronim të njëjtën gjykatë arbitrazhi në ICC, të cilin Republika e Shqipërisë do ta nisë së shpejti, ka mbetur pa përgjigje.
Në këto rrethana, ku CEZ nuk po ndërmerr me minimum mirëbesim përpjekje bashkëpunuese, me keqardhje ju informojmë se nuk mund të biem dakord të heqim dorë nga konflikti për qëllime të emërimit të Prof. Jan Paulsson si kryetar në arbitrazhin sipas traktatit të Energjisë përveçse nëse do të bini dakord për krijimin e të njëjtës gjykatë si sipas Traktatit të Energjisë dhe në ICC. Pra, ju ftojmë të ndiqni procedurat standard sipas rregullave të UNCITRAL për emërimin e kryetarit.
Sinqerisht,
Hamid Gharavi