Në Parlamentin Evropian/ Meta me zv.Presidentin Sassoli: Shqipëria, çelësi i stabilitetit në Ballkan. Pitella: “Po” negociatave

0
146

 

“Kuvendi e ka lexuar me vëmendje progres-raportin dhe mbetet i përkushtuar për reflektimin e rekomandimeve, ku kryefjalë do jetë implementimi i reformës në drejtësi”

 

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u prit nga Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian, Maria Sassoli, njëkohësisht Kryetar i Grupit “Miqtë e Shqipërisë”. Nga ana e tij kryeparlamentari shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian dhe, duke vlerësuar themelimin e Grupit Parlamentar “Miqtë e Shqipërisë”, u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë mbështetet te përkrahja e eurodeputetëve anëtarë të grupit të miqësisë. Ndërkohë zv. Presidenti i PE, Sassoli vuri në dukje se,: “Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetjen tonë të plotë në Parlamentin Evropian për avancimin e rrugëtimit të saj evropian”. Në këtë kuadër, Meta theksoi se Kuvendi mirëpret vendimin e Këshillit Evropian, duke nënvizuar se aktiviteti parlamentar është fokusuar në reflektimin e rekomandimeve të progres-raportit të Komisionit Evropian. Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, Sassoli vuri në dukje se Shqipëria është çelës stabiliteti në Ballkan dhe ndau bindjen e përbashkët me Metën se avancimi i perspektives evropiane të vendit i shërben edhe të ardhmes së vendeve të tjera në rajon.

Me Pitellën

Po ashtu dje Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u prit edhe nga Presidenti i Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella. Meta e falënderoi Pittellën për mbështetjen e fuqishme të Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe në shërbim të perspektivës evropiane të Ballkanit, si mundësia e vetme që forcon stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë në rajonin tonë. Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, duke vlerësuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, shprehu mbështetjen e tij dhe të grupit socialdemokrat për të avancuar në këtë drejtim. Meta u shpreh se, “në Kuvendin e Shqipërisë është arritur progres substancial gjatë këtyre viteve, duke vënë në dukje miratimin konsensual të reformës në drejtësi, ligjin e dekriminalizimit dhe përmirësimin e transparencës dhe rolit mbikëqyrës së Kuvendit”. Më tej kryeparlamentari shqiptar theksoi se Kuvendi e ka lexuar me vëmendje progres-raportin dhe mbetet i përkushtuar për reflektimin e rekomandimeve të Komisionit, ku kryefjalë do të jetë implementimi i reformës në drejtësi si një nevojshmëri për qytetarët shqiptarë. Në këtë drejtim mes bashkëbiseduesve u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e eurodeputeteve socialdemokratë në Parlamentin Evropian, të cilët kanë qenë gjithnjë në avangardë të zgjerimit të BE-së dhe integrimit të vendeve të Ballkanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here