8 dhjetori i PD: Rikthimi i të rinjve në paravijë dhe këmbana e alarmit për të “prenotuarit” e “partisë”

0
236

Në 8 dhjetor të vitit 1990, një grup studentësh e pedagogësh si edhe banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike. Përmes protestave të tyre u arrit sistemi pluralist dhe demokracia në Shqipëri, në vendin që për 45 vite ishte nën diktatin e regjimit komunist. Kjo ditë më së shumti kujtohet nga PD-ja dhe opozita e djathtë pasi të majtët rrallë herë janë kujtuar për të mbajtur aktivitete ( edhe pse është dita e Rinisë). Por ajo që u vu re ditën e sotme, 26 vite më pas nga ngjarja historike, ishte fakti i ritkthimit të të rinjve sërish në paravijë. Këtë vit kryetari i partisë dhe protagonistët e asaj kohe menduan të qëndronin disi në hije, për ti dhënë hapësirën kryesore të rinjve të Forumit.

Të  rinjtë demokratë të organizuar në grupime të ndryshme, protestuan përpara 5 institicioneve që cilësohen prej kohësh nga opozita si sjellësit e keqqeverisjes së vendit. Përpara kryeministrisë, ministrisë së Brendshme, ministrisë së Arsimit,asaj të Shëndetësisë dhe bashkisë së Tiranës, të rinjtë përmes parrullave të ndryshme kërkuan largimin e drejteusve të këtyre institucioneve duke kërkuar ndryshimin.

Ndonëse prej kohësh opozita është kritikuar për mungesën e protestave, kritikë e cila mund të qëndrojë në disa aspekte, nuk mund të mos theksohet se përzgjedhja e lidershipit të partisë për ti dhënë rol parësor të rinjve demokratë ishte gjetja e duhur, së paku në 8 dhjetor.

Por duket se kjo praktikë e vendosjes së të rinjve në paravijë të betejës me mazhorancën e majtë do të vazhdojë edhe në 2017-ën. Ashtu sic edhe kishte premtuar, Basha ripohoi sot se 35% e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme do të vijnë nga rradhët e të rinjve demokratë. Një mesazh  i fortë ky nga kryedemokrati që përcjell njëkohësisht dy lajme:

 

Së pari -të rinjve në PD do u rezervohet një hapësirë veprimi dhe mundësie për angazhim të cilën e kanë pasur më të pakët, sidomos përgjatë viteve të qeverisjës së djathtë.

Së dyti- premtimi i Bashës është në fakt një këmbanë alarmi për ata deputetë apo pretendë për të qenë të tillë, të cilët kanë menduar se do ta kenë emrin në listën e rradhës me “tapi” apo të prenotuar.

 

Vendosja e të rinjve në ballë të aksionit politik, të kombinuar me përvojën e kontribuesve tradicionalë demokratë është një strategji e mirëmenduar nga lidershipi i forcës më të madhe opozitare. Ndonëse nuk mund të vëmë shenja barazie me 26 vite më parë, të paktën mund të themi se në PD të rinjtë u rikthyen në paravijë./standard.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here