Në Ditën e Rinisë përfaqësuesit më të lartë të Partisë Demokratike zhvilluan homazhe pranë bustit të Azem Hajdarit te Qytet Studenti, simbolit të studentëve të dhjetorit që rrëzuan diktaturën e egër komuniste.
Në fjalën e tij për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha vlerësoi rolin e Azem Hajdarit dhe studentëve të tjerë në përmbysjen e regjimit.
Berisha: Duke soditur shtatoren e Azem Hajdarit me erdhi në mendje një paralelizëm, asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës, në atë kohë në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari që shkonte nga jugu në veri, nga lindja në perëmdim për të trokitur, për të zgjuar ndërgjegjen e qënieve tmerrësisht të shtypura, të indokrinuara por të poshtëruara nga kulti i satanit për ti zgjuar ata dhe dalë dhe njëherë si njerëz të lirë. Shpreh mirënjohjen më të thellë për Azemin dhe bashkëstudentë të tij që u përballën në këtë shesh me regjimin më të egër dhe dikatorial që vriste të rinj në kufi, që zvarriste kufoma në sheshet e qyteteve për të mbjellur tmerr tek qytetarët.
Më herët gjatë ditës, të rinjtë demokratë protestuan para institucioneve shtetërore duke kërkuar një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë në Shqipëri./oranews