Ministrit të Drejtësisë i kanë bllokuar profilin në rrjetin social Facebook. Me anë të një statusi në Twitter Manjani reagoi duke hedhur dyshime se bllokimi i faqes ka ardhur për ti bllokuar atij të drejtën e fjalës.
“Katjushkat e fjalës së lirë i kanë shkruar Facebook për të më bllokuar kominikimin aty! O njerëz nuk i bllokohet fjala askujt sot!”, ishte reagimi që Manjani bëri nëpërmjet Twitter-it.