Një mijë të dënuar pritet të përfitojnë lirimin, ndërsa rreth 3 mijë të përfitojnë ulje dënimi. Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë dhe disa nga veprat penale që nuk amnistohen
Besar Bajraktaraj
Çështja e shumëpërfolur ditët e fundi, ajo e përfitimit të amnistisë nga të burgosurit siç duket do të marri fund, kjo për arsye se qeveria dje miratoi draftin. Sipas dokumentit mësohet se rreth 1 mijë të dënuar pritet të lënë qelitë, ndërsa mbi 3 mijë të tjerë të përfitojnë ulje dënimi.
Amnistia e miratuar nga qeverisa shqiptare do të zbatohet vetëm në muajin Janar të vitit 2017. Në këtë amnisti nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e të njëjtës vepër penale, ata që i janë shmangur drejtësisë, apo të liruarit me kusht. Risi është edhe amnistia për të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme.
Kriteret për përfitimin e amnistisë
- Amnistohen personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet
për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
- Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.
- Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose
mbi moshën 55 vjeç.
- Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras
ose mbi moshën 60 vjeç.
- Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë
qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të
parashikuara nga disa nene.
- Amnistohen të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike apo të diagnostikuar me
sëmundje të rënda të pashërueshme.
Disa nga veprat penale që nuk amnistohen
-Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik;
-Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik;
-Goditjet për shkak të detyrës;
-Kanosja për shkak të detyrës;
-Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik;
-Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore;
-Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore;
-Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar dhe Mbajtja pa të drejtë e uniformës.
Në këtë amnisti sipas draftit janë përfshirë pesë institucione Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme Prokuroria e Përgjithshme si dhe Drejtoria e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës.
Këto institucione sipas draftit do të ndjekin hap pas hapi lirimin e të dënuarve përfshi dhe sjelljen e tyre në komunitet pas fitimit të lirisë.Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji. Ndërsa dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, edukimit dhe rehabilitimit, si dhe mbrojtjes së interesit publik.
Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë
- Krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, të kryera me dashje,
- vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit
- Krime seksuale
- Vepra penale kundër lirisë së personit
- Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit
- Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes
- Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
- Vepra penale kundër falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë
- Vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve
- Vepra penale kundër mjedisit
- Krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues
- Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera
- Vepra me qëllime terroriste
- Krime kundër autoritetit të shtetit
- Vepra penale kundër drejtësisë
- Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve
- Vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale
- Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoritetit të ndjekjes penale, apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë, deri në datën 15.12.2016.
- Personat që janë dënuar me burgim dhe ekzekutimi i dënimit është pezulluar me kusht nga
gjykata nuk përfitojnë nga ky ligj.
- Nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e të njëjtës vepër penale.
Zbritja nga vuajtja e dënimit
Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk përfitojnë nga parashikimi i nenit 3 të këtij ligji,
pavarësisht kritereve ndaluese të nenit 4, u zbritet: 2-vjet nga dënimi i dhënë të gjithë personave të dënuar gra apo personave që në kohën kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur; 2-vjet peronave të dënuarve me dëmtime të përhershme fizike apo me të diagnostikuar me sëmundje
të rënda të pashërueshme; 1-vit nga dënimi i dhënë për personat e dënuar, burra. Kriteret e vendosura më lart në draftin e Ministrisë së Drejtësisë janë të parashikuara nga disa nene.