Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë pushtuar sot rrugët e Tiranës në ditën Kombëtare të Rinisë. Përveç bashkisë ata janë grumbulluar përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të protestuar kundër politikave të Ilir Beqajt në shëndetësi.
Në shenjë simbolike, të rinjtë e FRPD mbanin në duar një arkivol për të dhënë mesazhin që “shëndetësia ka vdekur”, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet që ministri Beqaj të shkojë në burg.
“Ik drejtohu drejtësisë kriminel ose populli do t’iu hedhë. Hajdut!”, kanë thënë protestuesit.
Ilir Beqaj është ndër ministrat më të akuzuar politikisht për koncesione dhe tendera të dyshimtë në shëndetësi.