Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar për herë të parë pas sulmit të medieve greke se ka punuar si balerinë në klubet e natës.
Kodheli ka përzgjedhur pikërisht një shprehje të Margaret Theçer për të reaguar ndaj lajthitjes së medieve greke. Këto të fundit e akuzuan Ministren e Mbrojtjes së ajo ka punuar para 25 vitesh si balerinë në klubet greke.
“Gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik”, është kjo shprehja e përzgjedhur nga Kodheli si përgjigje ndaj baltës së hedhur të medieve greke.
Një shkrim i tillë në mediat greke erdhi pas përplasjes në distancë të dy ministrave të Mbrojtjes të Greqisë dhe Shqipërisë, ku Kodheli në reagimin e saj tha se ka ikur koha “satrapëve” si përgjigje ndaj kërcënimit të homologut grek.