Itali, 3 shqiptarë në pranga, në gomone 1. 5 ton drogë drejt Bari

0
194

 

 

Një sasi prej 1. 5 ton marijuanë është sekuestruar nga policia e Barit. Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar tre trafikantë shqiptarë në bordin e një gomoneje oqeanike që po udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve bareze.

Në fund të ndjekjes është bllokuar gomonia 10 metra e gjatë në të cilën janë gjetur 78 pako me drogë, pesha e të cilës arrin në 1. 5 ton drogë, shkruan tg.com

Tre skafistët janë të moshës 34, 26 dhe 42 vjeç. Atyre u është sekuestruar dhe një pistoletë me plumba.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg vlera që do të përfitohej kap shumën e  15 milionë eurove.

Në gjurmët e gomones opeanike u ra pas kërkimeve të Guardia Di Financa të cilët ishin njoftuar nga policia shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here