Këngëtarja Anjeza Shahini duket se tashmë i është dedikuar dhe është duke shijuar një jetë të vërtetë prej princeshe.
Një fakt i tillë dëshmohet edhe në fotot më të fundit të publikuara në Instagram ku Shahini shfaqet më në formë se kurrë e ftuar në një mbrëmje të organizuar nga Mbretëresha e Anglisë në Buckingham Palace. E shohim këngëtaren e njohur shqiptare të veshur në mënyrë elegante dhe mjaft në formë në krah të bashkëshortit të saj./Gazeta Express/