“Jo më të paprekshëm” / PD dhe hapja për 2017-ën: Pse po vlojnë të “prenotuarit” dhe “rehatxhijntë” e partisë

0
358

 

Premtimi se në listat e kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e ardhshme do jenë 35 % nga të rinjtë e forumit si edhe “fshesa” që do prekë të angazhuarit part-time kanë ndezur selinë blu

Gëzim Saliu

 

Në këto ditë dhjetori, kur përkujtohen ngjarjet me rëndësi historike për vendin, padyshim një shenjë dalluese lë edhe data 12. Krijimi i partisë së parë opozitare në një vend ku kishte sunduar për mbi 45 vite partia e vetme e regjimit ishte një ndër zhvillimet më historike për Shqipërinë. Që prej asaj kohe e deri më sot, Partia Demokratike ka pësuar ndryshime të mëdha në strukturën, formën dhe mënyrën e funksionimit të saj. Nuk kanë munguar në këto 26 vite, “furtunat” e brendshme në parti, afrimet dhe largimet ( disa të dëshiruara e të tjera të shtyra) apo edhe rikompozimet e suksesshme, sic ishte rasti i vitit 2005, me KOP-in e famshëm. Por që pas humbjes së rëndë të vitit 2013, PD ka hasur vështirësi jo të vogla  në betejën e saj me mazhorancën qeverisëse, por edhe në organizimin e brendshëm. Megjithatë duket se pas një periudhë të vështirë opozitarizmi, me numra të pakët në Parlament dhe debate të pandalshme brenda partisë ( kryesisht të grupimeve anti-lidership apo edhe të bazës së partisë  me ish-ministrat) tanimë PD ka hyrë në një faze të re.

Deputetet Agron Kulici, Mimoza Hajdarmataj dhe Genc Ruli, duke dale nga nje mbledhje e grupit parlamentar te PD, ku eshte vendosur qe opozita do te votoje neser ne Kuvend, ligjin per Strukturen e Posacme Antikorrupsion (SPAK). /r/n/r/nDP lawmakers, Agron Kulici, Mimoza Hajdarmataj and Genc Ruli, going out from a meeting of the DP parliamentary group, where it was decided that the opposition will vote tomorrow in Parliament, the law on the Special Structure Anticorruption (SPAK).

Strategjia për një hapje të madhe të partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe përgatitja për përdorimin e dorës së hekurt kundrejt të “rehatuarve” në këto vite opozitë ( dhe ndoshta edhe në 8 vite pushtet)  po sjell një tjetër “aromë” në selinë blu. Dhe sigurisht si çdo riorganizim që sjell lëvizjen e pluhurit që kishte zënë myk në “motorrin” e partisë, nuk mund të mos mungojnë zërat revoltues. Jo se në PD kanë munguar ndonjëherë zërat debatues, por se në të tillë rast, këta zëra nuk shkojnë në favor të debatit për të ardhmen progresive të partisë. Këta zëra “revoltues” kanë si synim kryesor mbështetjen e “status quo”-s aktuale, të cilën e kanë  ruajtur me shumë kujdes në gjithë këto vite.

Nga anan tjetër në këtë hapje dhe plan strategjik të ri të partisë nuk mungojnë edhe hapat e “munguar” të lidershipit dhe ekipit drejtues. Këto hapa të “munguara” më së shumti lidhen me grupimin e status-quo-s të përmendur më sipër, pasi me shumë gjasa ai nuk do preket i tëri, por vetëm në disa pjesë të tij ( ndoshta ato më të mykurat).

Hapja

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, lidershipi i Partisë Demokratike rideklaroi dy ditë më parë se një hapësirë e konsiderueshme në listën e kandidatëve për deputetë do i jepet të rinjve. Në të njejtën linjë, në takimin e zhvilluar më 8 dhjetor në Qytet Studenit rikonfirmoi hapjen e partisë dhe shansin e barabartë për të gjithë për të marrë përgjegjësi, duke lënë pas “tarafet” partiake dhe vendet e “prenotuara”.

“Ne duhet ti japim mundësinë çdokujt që ka një ide, një vizion, një platformë, një vlerë për të ndarë, të konkurrojë lirshëm dhe të përfaqësojë lirshëm interesat e demokratëve dhe interesat e Shqipërisë. Na duhet një Parti Demokratike për shqiptarët, një Parti Demokratike për rininë, një Parti Demokratike për të rinjtë. Unë do bëj gjithçka që liria në Partinë Demokratike t’u japë mundësinë gjithsecilit prej jush të shpalosë vlerat tuaja më të mira, e të merrni përgjegjësitë më të larta pa asnjë kufizim.  Dua ti them çdo të riu e të reje shqiptare, se ky është misioni im. Ky do të jetë misioni im në qeverisje nesër. Asgjë nuk do të na bjerë nga qielli. Asgjë nuk do të ndryshojë po nuk e ndryshuam ne Të forcojmë demokracinë e brendshme, 35% e kandidatëve për grupin e ardhshëm parlamentar të PD do të vijnë nga ju dhe ju do të jeni ata që do t’i zgjidhni lirisht me votën tuaj, sipas aftësive të tyre”- deklaroi Basha, duke i dhënë një mesazh të fortë grupimit brenda PD-së që për të mbuluar rehatinë dhe mungesën e angazhimit në këto vite opozitarizëm, po mundohen të marrin rol protagonist si zëra revoltues.

 

Një paralajmërim majlindapër hapjen dhe strategjinë e vlerësimit sipas meritës, kryetari i Partisë Demokratike e paralajmëroi edhe në fund të nëntorit të këtij viti, ku pas një mbledhjeje të grupit parlamentar theksoi se PD do t’i nënshtrohet një procesi të madh dhe të vështirë transformimi dhe hapjeje. Sipas Bashës, kjo do të bëhet që Partia Demokratike mos jetë një parti drejtuesish që duan të vijnë në pushtet, por një parti e shqiptarëve të cilët duhet të përfitojnë të gjitha të mirat publike që i takojnë me të drejtë. “Ndryshimi i PD, hapja e sa do të jetë e vërteta, e besueshme dhe e pakthyeshme. Makijazhet do të minonin jo vetëm besueshmërinë  e PD, po edhe shanset e një ndryshimi të madh në vend, një ndryshim ku çdokush duhet të besojë. Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë dhe i sulmuar nga elitat që kontrollojë ekonominë, mediat, por do t’ia dalim që PD të kthehet në shpresë për çdo shqiptar që kërkon të ndërtojë jetën e tij këtu. Nuk do të bëjmë një Shqipëri për një grusht njerëzish, por për të gjithë Do të përfshihet gjithë PD, ka për qëllim hapjen e PD për këdo që është gati të japë kontributin jo vetëm për rotacionin politik, por në për tu vënë në shërbim të njerëzve. Do e bëjmë PD një parti të shqiptarëve, jo parti drejtuesish që duan të vijnë në pushtet”, deklaroi kryedemokrati.

pd-grupi

Por kush po del kundër hapjes pa makijazh të PD-së?

Krahas kundërshtarëve politikë të demokratëve, që sipas të gjitha gjasave do ta anatemojnë me të gjitha format hapjen e PD-së ( luftë politike deri diku e kuptueshme), nuk do mungojnë as zërat e brendshëm kritikë. Nuk mund të mos theksohet se prej kohësh në PD kanë lulëzuar disa grupime të cilat kanë të përbashkët mes tyre dëshirën e mos prishjes së status quo-s aktuale.

 

1-Të parët janë grupi i “tradicionalëve” të “rehatuar” në PD. Në këtë grupim  përfshihen një pjesë e ish-ministrave të qeverisë “Berisha”, por edhe përfaqësues të PD-së në qendër e bazë ( të cilët e mbajnë postin prej vitesh pa marrë asnjë përgjegjësi për rezultatet). Në fakt ekziston një teori brenda mureve të selisë blu sipas së cilës dorëheqja e ish-kryeministrit Berisha pas humbjes së zgjedhjeve nuk solli rezultatin e kërkuar në PD,  i cili synonte rimëkëmbjen e shpejtë të demokratëve përballë një mazhorance me super numra në Parlament. Shumëkush nga rradhët e demokratëve ka menduar se analiza e humbjes së zgjedhjeve duhet të përfshinte shumë përgjegjës direkt të saj, ndaj të cilëve ndoshta nuk duhej të funksiononte politika e “kokave të prera”, por të paktën mos mungonte marrja e masave. Dhënia e të njëjtit kontribut dhe peshë brenda partisë, edhe pas katastrofës në zgjedhje, i dha besim këtij grupimi se mund të vazhdonte të lundronte i qetë brenda “lumit” blu, pa u prekur nga era e ndryshimit.

opozita

Në fakt brenda rradhëve të ish-ministrave duhet bërë një dallim i qartë mes atyre që po tentojnë të ruajnë status quo-n dhe atyre që realisht janë investuar dhe angazhuar për një PD në qeverisje nesër. Në këtë kontekst, nuk mund të mohohet se disa prej tyre kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut për partinë dhe vendin, duke lënë pas vlera dhe punë të mira. Por nuk mund të mohohet se më i shumtë në numër është grupimi i ish-ministrave që më shumë se po i japin, po marrin nga PD. Tek ky grupim haset një angazhim i pakët (për të mos thënë aspak) në terren si edhe një lojë në formë teatri në parlament, sa për të thënë që ,: “edhe sot fola dhe u duka që jam këtu”. Aq më tepër që ky grupim ka edhe kosto elektorale për Partinë Demokratike, sidomos tani kur forca më e madhe opozitare është në prag të përgatitjes së strategjisë përfundimtare për parlamentaret e qershorit 2017.

2-Por në rradhët e demokratëve nuk është vetëm ky grupim që shqetësohet nga hapja e partisë dhe mundësitë e barabarta për të marrë përgjegjësi brenda PD-së si edhe në pushtet. Eksiston një “kastë”, e cila si në qendër ashtu edhe në bazë mendon se postin partiak dhe vendin në listë e ka të “prenotuar”.  Ky grupim i cili gjen mbështetje tek lidhjet “klientelë”, mundohet të rrisë kontributin e tij artificialisht, duke i dhënë hov një angazhimi i cili në realitet është i afërt me zeron. Ky grupim ka “pjesëtarë” të tij  tek kryetarët e degëve të PD-së, tek drejtuesit në bazë, tek anëtarët e përfshirë në role drejtuese në qendër e në struktura etj.

3- Ndërkohë në grupimin e fundit përfshihen ata që më shumë se demokratë mund të quhen “luajalistë”. Këtu bëjnë pjesë të gjitha ata demokratë part- time të cilët kujtohen të rikthehen aktiv në parti vetëm në rastet kur shohin se roli dhe pozita e tyre brenda rradhëve ka arritur nivelin më të ulët. Po ashtu pjesë e këtij grupimi janë edhe ata të cilët e kanë shfrytëzuar partinë për interesat e tyre, duke mos nguruar në mjaft raste të luajnë underground edhe rolin e kundërshtarit politike.

pd-mbledhje-905x395

 

 

PD dhe zgjedhjet

Në kohën kur Presidenti dekretoi pak ditë më parë 18 qershorin e 2017-ës si datë për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, palët politike kanë shtuar masën e angazhimit në kuadër të këtij procesi. Në krahun e së majtës më së shumti dsikutimi kryesor aktualisht po përqëndrohet tek koalicioni i ardhshëm, ku LSI ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do vazhdojë ose jo bashkëpunimin me PS. Ndërkohë tek demokratët përgatitja për zgjedhjet është përqëndruar më së shumti tek organizimi i brendshëm, duke i lënë po ashtu hapësirë edhe bashkëpunimit zgjedhor.

PD ka kërkuar largimin e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme me një qeveri teknike. Sipas demokratëve nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme në vend nëse në krye të qeverisë është Rama dhe në ministrinë e Brendshme drejton Saimir Tahiri. Opozita ende nuk ka shprehur një plan të qartë se si do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme pa Ramën si kryeministër, ndonëse disa nga skenarët në mënyrë informale janë zbardhur.

 

Ndërkaq demokratët pasi kanë përmbyllur programin e tyre më ndihmën e partisë simotër gjermane, ( partisë së kancelares Merkel) tani pritet të merret mbështetja edhe nga republikanët amerikanë në kuadër të fushatës së ardhshme. Ndërkohë sa i përket fakti se si mund të votohet PD, kur vetëm tre vite më parë u ndëshkua me votë të fortë nga qytetarët, kryedemokrati e ka shprehur një qëndrim. “Kam vendosur votën në themel të strukturave të PD. Jam i vendosur që të eci në rrugën e vlerave dhe PD do të jetë partia e parë që do të aplikojë një anëtar një votë edhe për kandidatët për deputetë. Ne do të kufizojmë pushtetin e kryetarit duke propozuar katër mandate nga dy vjet, çdo dy vjet kryetari të jetë në test dhe do ta bëj të lehtë që ata që duan të kandidojnë le të kandidojnë. Njerëzit duhet të na besojnë për dy arsye, sepse pranoj gabimet që kemi bërë dhe vizioni që po shpalos në gjithë Shqipërinë është vizioni që të arrijmë në një Shqipëri që ofron mundësi për të gjithë duke shpërblyer punën, talentin dhe meritën. Unë po e pranoj dhe ky problem zgjidhet duke e nisur nga kryetari i partisë, pastaj nga kufizimi i pushtetit të Kryeministrit e më pas çlirimi i ekonomisë nga monopolet”, ka pohuar Basha.

Sa i përket mundësisë së koalicioneve, lidershipi demokrat ka nënvizuar atë që e ka cilësuar si “koalicion vlerash”.  “Koalicioni i PD, çdo anëtar i koalicionit duhet t’i përshtatet paketës sonë me një sërë çështjesh. Së dyti, është krimi dhe droga, çdo formacion që ndan këto dy vlera themelore, mund të jetë pjesë e jona. Duhet të krijojmë koalicione vlerash dhe jo koalicione hesapesh. Duhet t’i japim fund kësaj skizofrenie, ku tjetër gjë thuhet e tjetër bëhet.”. Ndërkohë PD është shfaqur e hapur për të mirëpritur edhe “zemërhtyerit” kontribues të partisë apo edhe ato parti të cilat e ndjejnë veten ende të djathtë.

Por a do mjaftojnë këto?

Sigurisht që një fushatë dhe një proces zgjedhor kërkon shumë e shumë përgatitje dhe angazhim për të arritur deri tek rezultati pozitiv. Nisja me këmbë të mbarë e përfshirjes së të rinjve në listat e kandidatëve apo edhe qëndrimet për hapjen e partisë në atë masë ku “shkallët ngjiten sipas vlerësimit” janë një hap i mirë drejt një PD-je të erës së re. Por ajo që nuk duhet të harrohet në këtë ekip të ri me të cilin Basha do përfaqësohet në zgjedhjet e ardhshme janë edhe kontribuesit e vyer prej kohësh në PD. Përtej  të “prenotuarve” tradicionalë dhe “rehatxhinjve”, në PD eksizton edhe ai “ekip” i cili shpesh cilësohet si “xhaketat e vjetra”, por që realisht mban ende sot një peshë kryesore të betejës përballë mazhorancës dhe synimeve për ringritjen e PD-së. Dhe pikërisht kombinimi i frymës së re me kontribuesit realë në selinë blu, përtej atyre që fshihen pas interesave të ngushta, do mund të sjellë një PD të “erës së re” në 18 qershor, shumë ndryshe nga ajo që në 2013-ën humbi thellë përballë së majtës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here