Komunikimi telefonik, shqiptarët 76% më pak se mesatarja e BE

0
369

 

 

Shpenzimi mesatar vjetor i shqiptarëve për komunikimin me celular është 76% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas llogaritjeve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tarifat e shërbimeve celulare kanë rënë me ritme të shpejta gjatë viteve të fundit, çka ju ka mundësuar shqiptarëve të paguajnë gjithnjë e më pak.

Sipas AKEP, në vitin 2015 e ardhura mesatare e operatorëve celularë shqiptarë nga një përdorues ishte 36.7 euro në vit. Për vendet e Bashkimit Europian, e ardhura mesatare vjetore e operatorëve është 156 euro në vit për çdo përdorues.

Shpenzimi mesatar në Shqipëri është 23% më i ulët krahasuar me vendin e fundit të BE për këtë tregues, që është Letonia, me 47 euro në vit. Sipas AKEP, ky tregues për Shqipërinë ka rënë me 40% që nga viti 2010, ndërsa në vendet e BE rënia e shpenzimeve në këtë hark kohor është 25%. Treguesi i të ardhurave mesatare të operatorëve për përdorues mat të ardhurat totale nga shërbimet me pakicë në raport me numrin total të përdoruesve. Rënia e shpejtë e këtij treguesi është efekt i konkurrencës në rritje, por, edhe i ndërhyrjeve gjithnjë e më aktive të autoriteteti rregullator, që në vitet e fundit ka ulur tarifat me shumicë mes operatorëve dhe ka ndaluar diferencimin e tarifave për thirrjet brenda dhe jashtë rrjetit. Këto masa kanë nxitur konkurrencën dhe kanë ulur ndjeshëm shpenzimet mesatare të shqiptarëve për komunikimin celular.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here